mendonte se kolla e forte ishte nga covid i 34 vjecarja perballet me diagnozen e rende 6ae0e9586ba2e

Mendonte se kolla e fortë ishte nga COVID-i, 34-vjeçarja përballet me diagnozën e rëndë

October 27, 2026
1 minut lexim

Një kollë e fortë dhe vështirësitë në frymëmarrje, që fillimisht mendoi se ishin pasoja të infeksionit me COVID-19, rezultuan shenjat e një sëmundjeje të rëndë për një 34-vjeçare nga Londra.

Mikaela Rajli u diagnostikua me timomë të stadit të tretë, një formë e rrallë kanceri që prek gjëndrën e timusit, në pjesën e kraharorit.

Simptomat e saj vazhduan edhe 19 ditë pas infektimit me koronavirus, ndërsa dhimbjet dhe vështirësitë në frymëmarrje sa vinin e shtoheshin. Shqetësimi i nënës së saj e shtyu të shkonte në urgjencë, ku një sërë ekzaminimesh zbuluan një tumor me përmasa 6.4 centimetra.

Diagnoza shënoi fillimin e një beteje të vështirë për të renë, e cila në atë kohë ishte nënë e një djali tetëvjeçar. Përpara ndërhyrjes kirurgjikale, ajo iu nënshtrua 21 cikleve të kimioterapisë, me qëllim zvogëlimin e tumorit.

Në shtator të vitit 2021, Rajli kreu një operacion kompleks rreth pesë orë të gjatë në spitalin Guy’s në Londër. Për shkak të përhapjes së tumorit pranë zemrës dhe enëve të mëdha të gjakut, mjekët ndërhynë për të hequr masën tumorale dhe për të rindërtuar pjesë të enëve të gjakut dhe të perikardit, membranës që rrethon zemrën.

Pesë vite pas diagnozës, ajo e ka fituar betejën me sëmundjen. Sipas mjekëve, 34-vjeçarja është shëruar dhe vijon të jetë pa kancer. Pas përfundimit të trajtimit, ajo u bë gjithashtu nënë e një vajze, pa pasur nevojë për trajtime fertiliteti, pavarësisht se para kimioterapisë kishte ngrirë vezët për të ruajtur mundësinë për të pasur fëmijë në të ardhmen.

Përmes rrëfimit të saj, Mikaela synon të ndajë përvojën e vështirë dhe të tregojë rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë ose përkeqësohen.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

begaj njoftoi nisjen e konsultimeve per daten e zgjedhjeve lokale gazment bardhi teater politik presidenti i sherben rames 6ae0e91d22af0
Lajmi i mëparshëm

Begaj njoftoi nisjen e konsultimeve për datën e zgjedhjeve lokale/ Gazment Bardhi: Teatër politik, Presidenti i shërben Ramës

elijona ndan postimin per leonoren ka dy fjale per te 6ae0e9b6250f2
Lajmi i radhës

Elijona ndan postimin për Leonorën, ka dy fjalë për të

Të fundit nga

ShkoLartë