Detajet e vogla shpesh tërheqin vëmendjen në rrjetet sociale, e një moment i tillë i ka ndodhur së fundmi edhe Elijonës, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj një detaj që lidhet me këngëtaren e njohur, Leonora Jakupi.
Teksa po shikonte materialet promovuese të një klinike estetike, Elijona ka vënë re fytyrën e Leonorës në fletushkat e saj, duke mos e fshehur aspak gëzimin për këtë detaj.
“Sa shpejt m’u ndreq dita tu e pa këtë fytyrë të bukur”, ka shkruar ajo në InstaStory, duke e etiketuar edhe këngëtaren në postimin e saj.

Kjo simpati e Elijonës për Leonora Jakupin vjen edhe si rezultat i përkrahjes që këngëtarja i kishte dhënë asaj gjatë qëndrimit në Big Brother.
Leonora ishte ndër personat që e mbështetën Elijonën gjatë rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme, ndërsa në rolin e opinionistes kishte komentuar edhe zhvillimet dhe dinamikat mes banorëve.
Duket se kjo përkrahje nuk është harruar nga Elijona, e cila edhe tani vazhdon ta shprehë hapur vlerësimin për këngëtaren.
Kësaj radhe, një fotografi e Leonorës në materialet promovuese të klinikës estetike i mjaftoi për t’ia zbukuruar ditën dhe për ta ndarë këtë moment të këndshëm me ndjekësit e saj.
Leonora Jakupi, përveç karrierës së saj të gjatë muzikore, vazhdon të jetë një emër i dashur për publikun shqiptar, ndërsa përkrahja e saj ndaj Elijonës gjatë Big Brother duket se ka lënë mbresa edhe pas përfundimit të spektaklit.
Burimi: botasot.info


