mendoni se jeni trashegimtare te platonit e aristotelit mitsotakis pas kritikave te mediave greke per deklaraten e rames e njoh prej vitesh ka menyre te vecante te shprehuri 696b59843ec37

“Mendoni se jeni trashëgimtarë të Platonit e Aristotelit”, Mitsotakis pas kritikave të mediave greke për deklaratën e Ramës: E njoh prej vitesh, ka mënyrë të veçantë të shprehuri

January 17, 2026
min lexim

Në një intervistë për stacionin televiziv Alpha mëngjesin e sotëm, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i është referuar mes të tjerash edhe deklaratave të homologut shqiptar në lidhje me origjinën e grekeve.

“E njoh z. Rama prej shumë vitesh, ai ka një mënyrë të veçantë të shprehuri dhe shpeshherë i shpëtojnë gjëra që nuk do të duhej t’i thoshte. Këtë herë tha një fjalë të rëndë dhe e kuptoi gabimin e tij. Unë po mbaj parasysh korrigjimin që bëri, ishte një deklaratë e papërshtatshme dhe më mirë ta lëmë pas”, tha ai.

Ky debat vjen pas kritikave të forta të bëra në mediat greke për kryeministrin Ed Rama, pas komentit të tij ndaj gazetarit greko-amerikan John Defterios, gjatë një paneli të zhvilluar në Abu Dhabi.

“Mendoni se keni monopol mbi filozofinë dhe jeni trashëgimtarë të drejtpërdrejtë të Platonit dhe Aristotelit, por nuk jeni”, është kjo deklarata e shkëputur nga Edi Rama, i cili iu drejtua gazetarit greko-amerikan John Defterios pasi ky i fundit i shqiptoi emrin gabim.

Një ditë më parë vetë Rama reagoi duke thënë se tonet e tij nuk kanë qenë aspak tendencioze, por vetëm humor miqësor.

“Jam i mahnitur nga reagimi i disa mediave në Athinë e i ndonjë politikani të lodhur grek lidhur me tonet e mia aspak tendencioze, po me humor miqësor gjatë bashkëbisedimit me gazetarin e nderuar John Defterios në panelin e organizuar gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi!

Është e pabesueshme që një fjali e thënë me humor, të shkëputet totalisht nga konteksti e të kthehet në polemikë publike me pathos nacionalist, gjë që fatkeqësisht në Athinën mediatike ndodh shpesh”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare shton më tej: Por i siguroj të gjithë të shqetësuarit e të lënduarit, se nuk kam as më të voglin dyshim që Platoni dhe Aristoteli janë filozofë grekë dhe që Greqia e Lashtë është shtrati i qytetërimit europian;  që kultura greke meriton vetëm admirim, jo vetëm për filozofët e lashtësisë po edhe për poetët, shkrimtarët, kineastët e muzikën që i ka dhënë njerëzimit; që Greqia është një vend për të cilin unë ushqej ndjenjat më pozitive, që populli grek është për mua  një fqinj i pazëvendësueshëm e vëlla i patjetërsueshëm i popullit shqiptar dhe që për kryeministrin e Greqisë ushqej një respekt të veçantë! U kuptuam? Shpresoj po.

Në fund Rama e mbyll me një ‘qartësim’.

“Por ama mos më kërkojë askush ndër të shqetësuarit dhe të lënduarit me humorin tim, që kush shkruan e flet greqisht me pathosin nacionalist të të larpërmendurve, të më duket si pasardhës i Platonit dhe Aristotelit! Kaq”, shkruan Rama.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nderron jete presidenti i fiorentines 696b58b5690aa
Lajmi i mëparshëm

Ndërron jetë presidenti i Fiorentinës

vazhdohet paraburgimi per veselin selimin dhe krasniqin thuhet se mund te pengojne procesin e kryejne krime tjera 696b59be42395
Lajmi i radhës

Vazhdohet paraburgimi për Veselin, Selimin dhe Krasniqin, thuhet se mund të pengojnë procesin e kryejnë krime tjera

Të fundit nga

Më së shumti borë në Kodrën e Diellit

Temperatura më e madhe në Maqedoni sot është regjistruar në Kodrën e Diellit me -4 gradë celsius, kurse temperatura më e madhe në Gjevgjeli me 6 gradë celsius. Në Shkup temperatura në

​ATK mbush 23-vjet

Administrata Tatimore e Kosovës sot shënon 26-vjetorin e themelimit me një ceremoni të veçantë. ATK është themeluar me datën 17 janar 2000 nën drejtimin dhe administrimin e UNMIK-ut. Drejtor i parë i
ShkoLartë