mendi qyra zgjidhjet per strugen fillojne nga problemet e perditshme te qytetareve 68e114976e57e

Mendi Qyra: Zgjidhjet për Strugën fillojnë nga problemet e përditshme të qytetarëve

October 4, 2025
1 minut lexim

Mbrëmë, kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, Mendi Qyra, zhvilloi një takim me banorët e fshatit Koroshisht, ku kryefjala ishte shqetësimi i tyre për problemet jetike që i prekin çdo ditë. Banorët ngritën si prioritete urgjente çështjen e ujit të pijshëm dhe kanalizimit, si dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua zgjidhjes së problemit të ngricës në hyrje të qytetit, te ura e Morovishtit, një nyje që prej vitesh paraqet rrezik dhe pengesë për qarkullimin normal. Një tjetër temë madhore që u theksua ishte deponia, e cila vazhdon të jetë problem mjedisor dhe shëndetësor për të gjithë banorët e Strugës.

Mendi Qyra garantoi se në programin e tij janë parashikuar masa konkrete për mbylljen dhe menaxhimin e saj në mënyrë afatgjatë. Në takim u diskutua edhe çështja e çerdheve të qytetit. Aktualisht, rreth 400 fëmijë mbeten në lista pritjeje për shkak të kapaciteteve të pamjaftueshme. Qyra premtoi se si kryetar i ardhshëm do të punojë për zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese dhe hapjen e çerdheve të reja, duke i dhënë zgjidhje këtij problemi madhor për familjet e reja. `

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

7 perdorime te zgjuara qe mund ti beni te detergjentit te rrobave ne shtepi 68e1107967e97
Lajmi i mëparshëm

7 përdorime të zgjuara që mund t’i bëni të detergjentit të rrobave në shtëpi

albi qamili marshi i fitores se 19 tetorit filloi nga zemra e tetoves 68e11a6c461ac
Lajmi i radhës

Albi Qamili: Marshi i fitores së 19 Tetorit filloi nga zemra e Tetovës

Të fundit nga

ShkoLartë