membm miratohet ligji per efikasitet energjetik fatura me te uleta ajer me i paster dhe standarde evropiane 68ca7f4e72954

MEMBM: Miratohet Ligji për efikasitet energjetik, fatura më të ulëta, ajër më i pastër dhe standarde evropiane

September 17, 2025
1 minut lexim

Shkup, 17 shtator – Kuvendi në seancën e fundit ka miratuar Ligjin për efikasitet energjetik, të përgatitur nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM). Me këtë vendim, vendi merr një kornizë tjetër të fortë ligjore, në përputhje me standardet evropiane, i cili do të kontribuojë drejtpërdrejt në uljen e faturave për qytetarët, mjedis më të pastër dhe hapjen e vendeve të gjelbra të reja të punës, informuan nga Ministria e Energjetikës. 

“Ligji siguron një hap të konsiderueshëm përpara në uljen e konsumit të energjisë, integrimin e burimeve të rinovueshme dhe uljen e emetimeve të gazrave serrë. Me zbatimin e kësaj do të krijohet një sistem i qëndrueshëm, i cili do ta afrojë vendin me objektivat evropiane të klimës dhe konceptin e tranzicionit të gjelbër”, potencojnë nga Ministria e Energjetikës. 

Siç theksojnë, risitë kryesore të Ligjit janë: futja e parimit evropian “Efikasiteti i energjetikës në vend të parë”: strategji afatgjatë për rikonstruimin e ndërtesave rezidenciale, publike dhe tregtare në objekte me efikasitet energjetik: kursime të trefishuara në sektorin publik – rindërtim i detyrueshëm i të paktën tre për qind të ndërtesave publike çdo vit; kolektorë të detyrueshëm diellorë gjatë ndërtimit ose rikonstruimit të shkollave, kopshteve dhe institucioneve publike; mbështetje financiare për investime në panele diellore, sisteme gjeotermale dhe teknologji inteligjente; standarde të larta në furnizimin publik, transparencë digjitale dhe profesionalizim të kontrolleve të energjisë; dhe përfshirja e çertifikatave të karakteristikave energjetike në Kadastrin e pasurive të patundshme dhe inkurajimi për bashkëpunim ndërkomunal. 

“Me miratimin e këtij ligji krijohet një kuadër ligjor, ekonomik dhe social që ul shpenzimet për qytetarët dhe bizneset, përshpejton integrimin e burimeve të rinovueshme dhe mundëson krijimin e një sistemi të qëndrueshëm energjetik”, potencojnë nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe shtojnë se mbeten të përkushtuar për realizimin e plotë të reformave në sektorin e energjetikës dhe për harmonizimin me legjislaturën evropiane.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arsimtari nga treboshi pas 40 viteve rinovohet shkolla 68ca78ade5a93
Lajmi i mëparshëm

Arsimtari nga Treboshi: “Pas 40 viteve rinovohet shkolla”

bujar osmani mickoski deshiron te mos ekzistoje bdi ja per tu fshire rrenjet e luftes shqiptare per barazi 68ca7ff45d12c
Lajmi i radhës

Bujar Osmani: Mickoski dëshiron të mos ekzistojë BDI-ja, për t’u fshirë rrënjët e luftës shqiptare për barazi

Të fundit nga

ShkoLartë