meloni reagon pas deklarates se trumpjam e shokuar une dhe italia nuk lutemi kurre 6a3544478c194

Meloni reagon pas deklaratës së Trump:Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

June 19, 2026
1 minut lexim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke pretenduar se ajo i ka kërkuar të bënte një foto me të gjatë samitit të G7.



“Meloni më luti të bëja një foto me të. Më erdhi keq për të dhe pranova foton”, deklaroi Trump, duke shtuar se ajo “ndoshta është e lumtur që fola me të në G7, pasi nuk isha i detyruar të flisja me të”.

Deklaratat e presidentit amerikan kanë shkaktuar reagimin e kryeministres italiane, e cila u shpreh e habitur dhe i cilësoi fjalët e Trump si të pavërteta.

“Deklaratat e Donald Trump janë plotësisht të sajuara . Sinqerisht jam e shokuar. Jam e habitur. Nuk e di pse presidenti amerikan sillet në këtë mënyrë ndaj aleatëve të tij. Nuk është hera e parë që ndodh.

Mund të them vetëm se është për të ardhur keq që ai nuk tregon të njëjtën vendosmëri ndaj armiqve të Perëndimit dhe udhëheqësve me të cilët duket shumë më i afërt. Një gjë duhet ta mbani mend: unë dhe Italia nuk lutemi kurrë”, u shpreh Meloni.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani ka anuluar udhëtimin e planifikuar në Miami, në një kohë kur tensionet diplomatike vijojnë pas këtyre deklaratave.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mickovski suksesi i strategjise duhet te matet me ndikimin konkret qe ka ne jeten e qytetareve 6a35325142dfc
Lajmi i mëparshëm

Mickovski: Suksesi i strategjisë duhet të matet me ndikimin konkret që ka në jetën e qytetarëve

kurti pushteti nuk eshte privilegj por pergjegjesi ndaj qytetareve 6a35490c7c68b
Lajmi i radhës

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Të fundit nga

ShkoLartë