Gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar për mënyrën e komunikimit të institucioneve të Kosovës gjatë situatave të- rëndësishme, duke kritikuar qasjen publike të Presidencës dhe të Vjosa Osmanit.
Sipas Mekulit, komunikimi i institucioneve shpesh mbështetet në emocione dhe deklarata të vonuara, gjë që, sipas tij, krijon hapësirë për dezinformim dhe mjegullon informacionin për qytetarët. Ai thekson se institucionet duhet të komunikojnë me fakte të verifikueshme dhe me qartësi, duke shmangur dramatizimin dhe retorikën emocionale.
Mekuli kërkon që Qeveria dhe institucionet e tjera të ndjekin modele më racionale të komunikimit, duke përmendur si shembull praktikat e shteteve perëndimore, ku gjatë krizave publikohet informacion i shpejtë dhe i saktë për qytetarët.
Në fund, ai apelon që komunikimi institucional të jetë më profesional, i bazuar në argumente dhe të shmangë gjuhën që, sipas tij, mund të krijojë polemika të panevojshme.
Shkrimi i plotë i Meklit pa ndërhyrje:
“Ia prita diasporën”
Si njohës i shkencave të medias dhe komunikimit, e shoh të domosdoshme të theksoj se kritika ime, gati e përditshme dhe e përvitshme, është tërësisht profesionale, kombdashëse dhe mbipartiake. Nuk i përkas asnjë partie politike, e as Lëvizjes Vetëvendosje (edhe pse mbështes hapur VV-në), dhe shqetësimi im buron vetëm nga nevoja për cilësi të komunikimit publik.
Të nderuar lexues,
Mënyra se si Presidenca dhe Presidentja Vjosa Osmani kanë zgjedhur të komunikojnë me popullin në këto momente kyçe është problematike, e rrëzikshme dhe e dëmshme. Mbështetja në emocione para kamerave, deklaratat e vonuara (si nga Presidenca dhe Qeveria) që lënë hapësirë për dezinformim dhe retorika që anashkalon faktet, nuk i shërbejnë popullit e as interesit shtetëror të Kosovës.
Ky model “simbolik” po krijon mjegull në vend të qartësisë që meriton qytetari i shkretë i Kosovës.
Fakte, fakte, fakte e jo ndjenja, jo aktrim, jo bigbrother
Institucionet e Kosovës (që të gjitha pa dallim) duhet të flasin me gjuhën e argumentit, jo të ndjenjës. Për ta ilustruar këtë, mund të shohim modelet e suksesshme ndërkombëtare; Ja për shembull modeli gjerman (ku bazohet në racionalitet e jo në ndjenja): Gjatë krizave, qeveria gjermane komunikon përmes të dhënave faktike dhe hapave ligjorë, duke shmangur dramatizimin dhe aktrimin para kamerave. Gjuha është e sakt ku çdo fjalë është e peshuar mirë, duke ruajtur autoritetin e shtetit pa rënë në populizëm e pa u bë “Pejgamere”
Lus Qeverinë (dhe tjera insitucione) të mos bëhet kopje e “Pejgameres”.
Konsekuent deri në fund: E lus Qeverinë e Kosovës që të mos e ndjekë rrugën “otomaniste”, të më falni, rrugën “osmaniste” të komunikimit me ndjenja, me zë të lartë, me gjuhë trupi agresive, dramatike, teatrale dhe të vonuar.
Populli/Publiku ka nevojë për shpejtësi të informacionit, por ky informacion, ky argument e ky lajm duhet të jetë i sakt brenda “orës së parë” të ngjarjes; mos e leni popullin e shkretë të ushqehet me portalet dhe televizionet që burim lajmi kanë Beogradin, Moskën, Athinën, Podgoricën e partinë.
Një gjuhë që bashkon dhe sqaron, e jo që nxit polemika të panevojshme dhe llogaridhënie, pra komunikim që bazohet në fakte të verifikueshme, jo në ndjenja, në xhelolzi e smirë.
Le të flasi Qeveria me mendjen e qytetarit, jo me ndjenjat e tij. Është koha, është dakiki i fundit që institucionet tona të rriten, të pjeken e të ngjiten në nivelin e përgjegjësisë që kërkon koha e trazuar.
Burimi: botasot.info

