mehmet ballazhi feston kercet alltia 68efa40341fd1

Mehmet Ballazhi feston, kërcet alltia

October 15, 2025
1 minut lexim

Mehmet Ballazhi, është konfirmuar edhe për një mandat si kryetar i Hanit të Elezit.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, fitoi pa balotazh përballë Rufki Sumës.

Siç e do zakoni, pas fitores shpërthen festa.

Por, në traditën tonë shqiptare nuk mungojnë as të shtënat me armë zjarri.

E në këtë organizim, dikush i nxitur nga atmosfera e krijuar aty, e shkrepi disa herë revolën në ajër, e ku i pranishëm ishte edhe Ballazhi.

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar edhe kundërkandidati Suma.

Nga ekipi i këtij të fundit, shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë reagim të menjëhershëm nga Policia dhe Prokuroria.

 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

leao rigjen piolin 68efa400b1a42
Lajmi i mëparshëm

Leao rigjen Piolin

gofoundme per elvis shkambin avokati i autorit te vrasjes se gjyqtarit kalaja llogaria u hap per 68efa4a9782b6
Lajmi i radhës

“GoFoundMe” për Elvis Shkambin, avokati i autorit të vrasjes së gjyqtarit Kalaja: Llogaria u hap për…

Të fundit nga

“Fero bëhet baba për herë të dytë”

Reperi i njohur Fero duket se po jeton një nga periudhat më të rëndësishme të jetës së tij, duke nisur një kapitull të ri larg vëmendjes së publikut. “Prive” raporton se artisti
ShkoLartë