Meghan Markle dhe Princi Harry nuk do të komentojnë publikisht arrestimin e Thomas Markle për posedim të pornografisë së fëmijëve.
Duka dhe Dukesha e Sussex-it nuk do të përfshihen në këtë çështje, raporton Page Six, përcjell KosovaPress. Kur u pyet nga Page Six, një zëdhënës i çiftit u përgjigj shkurt: “Pa koment”.
Agjentët federalë arrestuan 82-vjeçarin Thomas Markle sot në qendrën e banimit për të moshuar Maravida në Lakeland, Florida. Ai pritet të dalë para një gjykate në Florida më vonë sonte.
Ndihmësprokurori i parë federal, Bill Essayli, deklaroi se Markle akuzohet për posedim të materialeve që shfaqin abuzim seksual me fëmijë, përfshirë fotografi në të cilat ai shfaqet me të mitur.
Drejtori i FBI-së, Kash Patel, deklaroi se Markle dyshohet se ka vënë në shënjestër fëmijë dhe ka tentuar t’u vjedhë atyre fëmijërinë.
“Duke punuar në koordinim me Departamentin e Drejtësisë, agjentët tanë vepruan me shpejtësi, gjetën materiale eksplicite dhe arrestuan Markle në Florida. FBI-ja do të përdorë çdo burim të mundshëm për të mbrojtur fëmijët”, deklaroi Patel.
Thomas Markle përballet me një dënim të mundshëm deri në 20 vjet burg federal.
Burimi: botasot.info


