e detyronte nenen 80 vjecare te kerkonte lemoshe pastaj ia merrte parate me dhune 6aee34cde5cdd

E detyronte nënën 80-vjeçare të kërkonte lëmoshë, pastaj ia merrte paratë me dhunë

November 6, 2026
1 minut lexim
skop

Një 60-vjeçar nga Gostivari është arrestuar nën dyshimin se gjatë viteve 2025 dhe 2026 e kishte detyruar nënën e tij 80-vjeçare të kërkonte lëmoshë, ndërsa paratë e mbledhura ia merrte për nevojat e tij personale.

Sipas policisë, i dyshuari shfrytëzonte gjendjen e rënduar dhe varësinë e nënës së tij, e cila lëvizte me karrocë invalidore dhe nuk ishte në gjendje të kujdesej e vetme për aktivitetet e përditshme.

Ai dyshohet se për një periudhë të gjatë e dërgonte në një lokacion të caktuar në Gostivar, ku e detyronte të lypte, ndërsa e mbikëqyrte dhe kontrollonte vazhdimisht. Më pas, me dhunë, ia merrte paratë e mbledhura.

Njësia kombëtare për luftimin e kontrabandimit të migrantëve dhe trafikimit me njerëz ka ngritur kallëzim penal ndaj tij për veprën penale trafikim me njerëz, sipas nenit 418-a të Kodit Penal.

Me urdhër gjykate, policia ka kontrolluar banesën dhe hapësirat e tjera që i dyshuari përdorte në Gostivar, ku janë sekuestruar telefona celularë dhe para që dyshohet se burojnë nga vepra penale./skopje1.mi

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

eisenkot siguron mbeshtetje per qeverine e re izraelite 6aee3477d7b38
Lajmi i mëparshëm

​Eisenkot siguron mbështetje për qeverinë e re izraelite

meghan markle dhe harry pyeten per arrestimin e babait te saj pa koment 6aee34d08e095
Lajmi i radhës

​Meghan Markle dhe Harry pyeten për arrestimin e babait të saj: Pa koment

Të fundit nga

ShkoLartë