Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, sot ka treguar klasin e tij në kampionatin spanjoll.
Fatkeqësisht dy golat e tij nuk mjaftuan për fitoren në konak të Mallorca-s, duke luajtur baras (2:2) me Osasunën.
Vendasit avancuan me rezultat 2:0 me golat e Muriqit (62’ – nga penalltia e 66’), por në finish udhëtuesit ia mohuan fitoren ekipit të Muriqit.
“Futbolli është i paparashikueshëm. Osasuna i prishi festën piratit – Muriqit në dhjetë minutat e fundit, pavarësisht dy golave të tij”, shkruan mes të tjera gazeta më e madhe spanjolle “Marca”.
Mediumi spanjoll çudit me shkrimin, pasi që e vlerëson se Muriqi meriton një vend në librat e historisë së klubit!
“Zhgënjimi ishte edhe më i madh për Mallorcën, e cila e kishte fitoren praktikisht në dorë.
Golat nga Raul Garcia dhe Boyomo, prishën festën e vendasve.
Dita kur Muriqi u shfaq në Ishujt Balearik meriton një vend në librat e historisë së klubit”, shkruan më tej.
Burimi: botasot.info


