mediat sociale danimarka merr vendim per femijet nen 15 vjec 690e4bae9884a

​Mediat sociale, Danimarka merr vendim për fëmijët nën 15-vjeç

November 7, 2025
1 minut lexim

Danimarka do të ndalojë përdorimin e mediave sociale për fëmijët nën 15-vjeç, njoftoi sot qeveria daneze, por prindërit do të jenë në gjendje të japin pëlqimin që fëmijët e moshës 13-vjeç e lart të kenë qasje në platforma të caktuara.

Ky veprim vjen pas thirrjes së kryeministres Mette Frederiksen në një fjalim në parlament në tetor për të kufizuar përdorimin e mediave sociale nga fëmijët për shkak të shqetësimeve mbi shëndetin mendor të të rinjve.

“Të ashtuquajturat media sociale po rriten duke u vjedhur kohën, fëmijërinë dhe mirëqenien fëmijëve tanë, dhe ne po i japim fund kësaj tani”, tha ministrja e Digjitalizimit, Caroline Stage Olsen.

Snapchat, YouTube, Instagram dhe TikTok janë përdorimet më të njohura të fëmijëve në Danimarkë, raporton KosovaPress.

Sipas Autoritetit të Konkurrencës dhe Konsumatorit në shkurt 2025, të rinjtë në Danimarkë kalojnë mesatarisht 2 orë e 40 minuta në ditë në mediat sociale.

Shumica e partive në parlament kanë njoftuar mbështetjen e tyre për planin përpara votimit zyrtar.

Kujtojmë, Australia në vitin 2024 kishte ndaluar mediat sociale për fëmijët nën 16-vjeç.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sociologet rastet e vrasjeve jane kthyer ne fenomen shqetesues 690e4ae0aa153
Lajmi i mëparshëm

Sociologët: Rastet e vrasjeve janë kthyer në fenomen shqetësues

turqit rrihen ne rruge me mjete te mishit 690e4bf363435
Lajmi i radhës

Turqit rrihen në rrugë me mjete të mishit

Të fundit nga

ShkoLartë