media zvicerane tregon tri ndryshimet qe pritet ti beje ne formacion zvicra ndaj kosoves 68bb04151cf1d

Media zvicerane tregon tri ndryshimet që pritet t’i bëjë në formacion Zvicra ndaj Kosovës

September 5, 2025
1 minut lexim

Kosova do ta nis sonte aventurën kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026 në udhëtim në Basel ndaj Zvicrës.

“Dardanët” përveç Zvicrës, në grupin B garojnë edhe me Suedinë dhe Slloveninë.

Mediumi i njohur zviceran, “Blick” ka njoftuar për tri ndryshime eventuale që përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin pritet të bëjë në krahasim me miqësoren që e zhvilloi ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qershor.

Krahasuar me fitoren 4:0 në miqësoren kundër SHBA-ve, ka tre ndryshime: Silvan Widmer pritet të zëvendësojë Isaac Schmidt në krahun e djathtë të katërshes mbrojtëse.

Në mesfushë, Remo Freuler rikthehet në pozitën e tij të zakonshme përkrah Granit Xhakës.

Është shumë e mundur që Fabian Rieder të zëvendësojë Ardon Jasharin e lënduar. Në sulm, me tre shënuesit kundër SHBA-ve, Ndoye, Manzambi dhe Embolo gjithçka pritet të mbetet e pandryshuar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u perplas me makine nga nje 17 vjecar ne fier vdes ne spital babai i tre femijeve 68bb03ba27a8f
Lajmi i mëparshëm

U përplas me makinë nga një 17-vjeçar në Fier, vdes në spital babai i tre fëmijëve

masa e perkohshme per konstituimin e kuvendit cfare vendimi mund te sjelle kushtetuesja 68bb042096d99
Lajmi i radhës

​Masa e përkohshme për konstituimin e Kuvendit: Çfarë vendimi mund të sjellë Kushtetuesja?

Të fundit nga

ShkoLartë