media sllovene paralajmeron kosoven permend edhe vedat muriqin ja arsyeja 696acc13989fb

Media sllovene paralajmëron Kosovën, përmend edhe Vedat Muriqin! Ja arsyeja

January 17, 2026
min lexim

Shorti i hedhur në Nyon ka vendosur  lideri I  Sllovenisë, NK Celje, të përballet me kampionin e Kosovës, Drita e Gjilanit, në play-off të Conference League për kualifikim në fazën e 1/8 së finales.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Kosovë më 19 shkurt, ndërsa takimi i kthimit një javë më vonë në Celje, në qytetin princëror.

Ambicie të mëdha për Celjen

Celje hyn në pjesën e dytë të sezonit me objektiva të larta. Skuadra e drejtuar nga Alberto Riera synon të ruajë pozitën e parë në kampionatin slloven (1. SNL) dhe të fitojë titullin kampion, çka do t’i siguronte pjesëmarrje në kualifikimet e Champions League gjatë verës.

Njëkohësisht, Celje dëshiron të lërë përshtypjen më të mirë të mundshme edhe në Conference League, garë ku shkëlqeu edhe sezonin e kaluar. Nën drejtimin e trajnerit spanjoll, Celje arriti deri në çerekfinale, ku u eliminua vetëm nga Fiorentina. Këtë sezon, pas një faze dramatike të grupeve, e përfundoi në pozitën e 13-të me 10 pikë.

Para shortit në Zvicër, dilema ishte nëse Celje do të përballej me kampionin e Armenisë, Noah, apo me kampionin e Kosovës, Drita. Shorti vendosi që rruga e Celjes të çojë drejt Kosovës.

Përballja ka edhe një prapavijë interesante, pasi Kosova i shkaktoi shumë telashe përfaqësueses së Sllovenisë në kualifikimet për Botërorin 2026. Pas barazimit pa gola në Prishtinë, ku ish-përzgjedhësi Matjaž Kek e cilësoi atë si ndeshjen më të mirë të ekipit të tij në ciklin kualifikues, Kosova triumfoi 2:0 në Lubjanë, në një stadium ku tribunat dominoheshin nga tifozët kosovarë, duke e eliminuar Slloveninë nga gara për Kupën e Botës.

Tani shtrohet pyetja: a do të arrijë Riera të “hakmerret” përmes Celjes, duke eliminuar kampionin e Kosovës nga Evropa?

Test miqësor me Vedat Muriqin

Në kuadër të përgatitjeve, Celje do të zhvillojë një ndeshje miqësore më 22 janar në Ishujt Kanarie kundër Mallorca-s, skuadër ku aktivizohet sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, golashënuesi rekord i përfaqësueses së Kosovës.

Kjo do të jetë përballja e parë me futbollistë kosovarë, para dy ndeshjeve zyrtare ndaj Dritës në shkurt.

Drita, kampionia e Kosovës

Drita vjen nga qyteti i Gjilanit dhe drejtohet nga ish-reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Zekirija Ramadani, i cili është në krye të skuadrës që nga viti 2023 dhe sezonin e kaluar e udhëhoqi drejt titullit kampion.

Vlera totale e skuadrës, sipas Transfermarkt, kap shifrën mbi 7 milionë euro, ndërsa lojtari më i vlefshëm është sulmuesi Arb Manaj (800 mijë euro).

Në fazën e grupeve të Conference League, Drita u mposht në transfertë nga Rayo Vallecano (0:3) dhe në shtëpi nga AZ Alkmaar (0:3). Megjithatë, arriti fitore të rëndësishme ndaj Shkëndijës (1:0) dhe Shelbourne (1:0) në udhëtim – skuadër që i shkaktoi shumë telashe edhe Celjes në sezonin e kaluar (0:0).

Kundërshtari i mundshëm në 1/8 e finales

Fituesi i përballjes mes Celjes dhe Dritës në fazën e 1/8 së finales do të përballet me njërën nga këto dy skuadra: Sparta Praha ose AEK Athina, kjo e fundit e njohur mirë për Celjen, pasi sezonin e kaluar u mposht 3:1.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nderhyrja ne sistemet e spak ut dervishi kane hyre ne 3 adresa jane marre dosje e materiale 696acbb627a19
Lajmi i mëparshëm

Ndërhyrja në sistemet e SPAK-ut/ Dervishi: Kanë hyrë në 3 adresa, janë marrë dosje e materiale

vonesat e rinumerimit rrezik per zgjedhjen e presidentit dhe konstituimin e kuvendit 696acd1e47f0c
Lajmi i radhës

Vonesat e rinumërimit, rrezik për zgjedhjen e Presidentit dhe konstituimin e Kuvendit

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë