medalistja me e re ne histori 688df8e8c392a

Medalistja më e re në histori!

August 2, 2025
1 minut lexim

Notarja kineze Yu Zidi ka bërë historinë në Botërorin e Notit me medaljen e bronztë që mori në stafetën e garës 4x200m stil i lirë për femra.

12-vjeçarja ishte kthyer në sencacion të këtij turneu për shkak të moshës së re, por tani që mori medalje ka hyrë në histori.

Yu Zidi është medalistja më e re e Botërorit të notit. Si Yu histroinë ka bërë notarja nga Danimarka, Inge Sorensen, e cila në Olimpiadën e 1936-ës fitoi medalje bronzi në garën e 200m stil bretkosë vetëm pak ditë pasi kishte fetsuar 12 vjetorin e lindjes.

Pjesëmarrja e Yu në këtë Botëror ka ndarë në dysh specialistët e fushës pasi të shumtë janë ata që mendojnë se notarja nuk duhej të lejohej që të garonte.

Në Botërorin e notit mund të marrin pjesë notare dhe notarë, të cilët duhet të kenë mbushur 14 vjeç, por në rastin e kinezes u bë një përkashtim pasi ajo arriti normat e kërkuara për të qenë pjesë e kompeticionit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ishin pjese e grupit kriminal qe prodhonin dhe trafikonin kanabis drejt greqise pranga 2 personave ne korce 688df8ad659dd
Lajmi i mëparshëm

Ishin pjesë e grupit kriminal që prodhonin dhe trafikonin kanabis drejt Greqisë, pranga 2 personave në Korçë

nga 2 ne 1 ore zvogelohet koha e pritjes te dheu i bardhe 688df8ebab7a5
Lajmi i radhës

Nga 2 në 1 orë, zvogëlohet koha e pritjes te Dheu i Bardhë

Të fundit nga

ShkoLartë