Opinionisti dhe njohësi i ҫështjeve politike, Bardhyl Meta në një postim të tij në Facebook ka kujtuar figurën e Enver Malokut, me rastin e përvjetorit të tij.
Meta ka përmendur edhe detaje nga vrasja e tij, duke thënë se atë e vranë që të ndalnin QIK-un dhe t’ia hiqnin krahët Kosovës dhe Presidentit Ibrahim Rugova.
Meta shkruan më tutje se pas tij, vranë edhe shefin tjetër të QIK-ut, krahun tjetër të Presidentit Rugova, Xhemail Mustafën.
Postimi i plotë:
ENVER Maloku dhe QiK-u!
QiK-u, për dijeninë e gjeneratave të reja, ishte Agjencia apo “Qendra për Informim e Kosovës” (siç janë BBC, Reuters, Associated Press France 24 apo Euroneës) të cilës, për dallim nga gjitha agjencitë tjera ekuivalente të Ballkanit – s’ju ka demantuar për mbi një dekadë – asnjë herë asnjë lajm nga Kosova – nga asnjë media botërore apo rajonale – as edhe nga asnjë organizatë si Amnesty International apo tjetër!
Enver Malokun e vranë, që ta ndalnin QiK-un dhe ate personalisht!
Që ta shuanin Qendrën për Informim të Kosovës (QIK)!
Dhe, që t’ja hiqnin krahët Kosovës dhe Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova!
Atentati i parë ishte më 18 korrik 1998, para banesës së tij në Bregun e Diellit në Prishtinë. Por ky atentat i parë jo që se trembi, por e nxiti që në 6 muajt tjerë, t’shtojë e intensifikojë punën, mprehë pendën edhe më… dhe bëjë edhe më shumë!
Andaj, meqë s’gjetën asnjë formë tjetër që ta ndalnin këtë burim të pashtershëm e kredibil informimi – e vranë Enver Malokun, shefin e QIK – lokomotivën e saj…!
Njejtë, pak kohë më vonë, vranë edhe shefin tjetër të QIK-ut – apo krahun tjetër të PR-it të Presidentit Rugova, z. Xhemail Mustafa!
Ju thafshin duart, e ju huptë fara – urdhërdhënësve, e ekzekutuesve!
P.S. Kam pas fatin, andaj ndjehem i bekuar, që kam bashkëpunuar me të dy e kam mësuar shumë prej seicilit prej tyre për shenjtërinë e lajmit të shkurt e të sakt dhe rendesine e kredibilitetit te institucionit – që nga viti i larger 1989 e deri në…!
Burimi: botasot.info


