me shkopinj bejsbolli parandalohet perplasja mes dhjetera te miturve ne yzberisht procedohen prej tyre 6ab66030d2365

Me shkopinj bejsbolli/ Parandalohet përplasja mes dhjetëra të miturve në Yzberisht, procedohen prej tyre

September 25, 2026
1 minut lexim

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë ka parandaluar një konflikt mes dhjetëra të miturve në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Ngjarja pritej të ndodhte në rrugën “Besim Alla”, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndërhynë menjëherë pas marrjes së informacionit për një përplasje të mundshme mes të rinjve.

Gjatë ndërhyrjes, efektivët kanë konstatuar disa të mitur që kishin me vete shkopinj bejsbolli, të cilët dyshohet se do të përdoreshin gjatë konfliktit. Në vijim, policia ka identifikuar dhe shoqëruar edhe të miturit e tjerë që pritej të përfshiheshin në përplasje.

Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet janë referuar në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 23 të mitur, të moshave 13 deri në 17 vjeç.

Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe dy shkopinj bejsbolli.

Veprimet procedurale ndaj të miturve janë kryer në prani të prindërve dhe psikologut.

Policia e Tiranës apelon për bashkëpunimin e prindërve, mësuesve dhe familjarëve për të evidentuar në kohë konfliktet mes të rinjve, përfshirë edhe sinjalet që shfaqen në rrjetet sociale dhe hapësirën dixhitale.

Sipas Policisë së Shtetit, parandalimi i konflikteve mes të miturve dhe të rinjve mbetet një prej prioriteteve, pasi përplasjet që nisin për motive të dobëta mund të përshkallëzohen në ngjarje më të rënda.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nga 25 ne 31 vjet burg kerkesa e prokurorise qe mund tia zgjase denimin thacit 6ab65fb2d5e46
Lajmi i mëparshëm

Nga 25 në 31 vjet burg? Kërkesa e Prokurorisë që mund t’ia zgjasë dënimin Thaçit

kush cka tha cka hengri e si u vesh ne gala darken trump
Lajmi i radhës

Kush çka tha, çka hëngri e si u vesh në gala darkën Trump – XI

Të fundit nga

ShkoLartë