me pikepyetje te medha per leao dhe pulisic ndaj cagliarit 6956e9733fcf3

Me pikëpyetje të mëdha për Leao dhe Pulisic ndaj Cagliarit

January 1, 2026
1 minut lexim

Milani udhëton drejt Cagliarit në kushte emergjence, me Massimiliano Allegrin që në konferencë për shtyp bëri të qartë se situata në repartin ofensiv është larg ideales. “Nkunku nuk është i disponueshëm, problemi me kyçin e këmbës vazhdon.

Leao është shëruar, por nuk ka luajtur prej një muaji dhe do të shohim sa minuta mund të përballojë. Pulisic u stërvit veçmas deri dje, ndaj do të vlerësohet në momentin e fundit”, deklaroi trajneri kuqezi.

Në mbrojtje, Allegri konfirmoi rikthimin e Gabbias, por vetëm për stol: “Ai është i shëruar, por nuk është gati për 90 minuta. Pavlovic kishte ethe dhe do ta shohim nesër”.

Ndërkohë, Fullkrug pritet të nisë nga pankina, ndërsa për formacionin janë testuar disa zgjidhje në stërvitje, me Odogu dhe Bartesaghi që mund të alternohen në repartin e prapavijës, në varësi të gjendjes së Pavlovicit.

Megjithë vështirësitë, Allegri u shfaq i qetë dhe optimist për objektivat e sezonit. “Qëllimi kryesor është të mbetemi në katër vendet e para. Kthimi në Ligën e Kampionëve do të ishte një arritje e madhe, por kjo nuk përjashton ambicien për të synuar majat”, tha ai, duke shmangur fjalën ‘Scudetto’, por duke e lënë të kuptohet qartë se Milani nuk dorëzohet.

Sa i përket favoritëve për titull, trajneri përmendi Napolin dhe Interin, duke theksuar stabilitetin e këtyre skuadrave vitet e fundit. Për ndeshjen me Cagliarin, Allegri paralajmëroi vështirësi: “Është gjithmonë e vështirë të luash në fillim të vitit. Duhet të bëjmë një hap përpara dhe të tregojmë se duam me çdo kusht zonën Champions”.

Në fund, ai nuk i kurseu as thumbat për merkaton e janarit: “Gjërat bëhen, nuk fliten. Ne kemi marrë Fullkrug dhe jam i kënaqur”. Milani nis kështu vitin 2026 mes pasigurive, por edhe me ambicie të mëdha.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perkeqesohen kushtet detare per shkak te motit ndalohet lundrimi i mjeteve te vogla ne gjirin e vlores 6956e92645f67
Lajmi i mëparshëm

Përkeqësohen kushtet detare për shkak të motit, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla në Gjirin e Vlorës

foto aksidenti i pare i vitit 2026 keta jane tre te rinjte qe humben jeten nga perplasja e dy makinave ne aksin gjirokaster tepelene 6956ea2642c43
Lajmi i radhës

Foto/ Aksidenti i parë i vitit 2026, këta janë tre të rinjtë që humbën jetën nga përplasja e dy makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë

Të fundit nga

ShkoLartë