me ndeshjen tereza prishtina hapet xhiroja e 11 te 69a09b03bb2a8

Me ndeshjen Tereza – Prishtina hapet xhiroja e 11-të

February 26, 2026
1 minut lexim

Me ndeshjen Tereza – Prishtina hapet xhiroja e 11-të e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Kjo ndeshje zhvillohet të premten prej orës 19:00 në palestrën “Adem Jashari” në Obiliq.

Të dy skuadrat pretendojnë plejofin, por aktualisht janë jashtë zonës që dërgon në garat shtesë.

Tereza është e pesta me tetë pikë nga nëntë ndeshje. Prishtina është në vendin e gjashtë. I ka gjashtë pikë nga tetë ndeshje.

Dy ndeshje tjera të xhiros së 11-të janë të shtunën.

Nga ora 15:30 takohen Shqiponja e Ulpiana, kurse Samadrexha – Besa është ndeshja që fillon në ora 20:00.

Në të dy këto ndeshje skuadrat vendase janë favorite.

Ndeshja mes Ferizajt dhe Kastriotit është shtyrë për javën e ardhshme.

Samadrexha është e para në tabelë me 16 pikë. Nga 14 i kanë Shqiponja e Istogu. Pason Ferizaj me 12 pikë.

Në vendin e shtatë është Ulpiana me tri pikë, sa i ka edhe Kastrioti në të tetin. Kurse e fundit është Besa me dy pikë.

Në Ligën e Parë të hendbollisteve është po ashtu java e 11-të.

Të shtunën janë ndeshjet Vushtrria – Jusuf Gërvalla (15:00) dhe Dukagjini – KEK-u (20:00). Të dielën janë dy takime të tjera: Trepça – CLICK (13:00), Prizreni – Vëllaznimi (15:00).

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

keira knightley shkelqen me nje fustan elegant 69a0947a360b2
Lajmi i mëparshëm

Keira Knightley shkëlqen me një fustan elegant

nuk duket e lumtur del fotoja e hillary clinton duke dhene deshmine per epstein 69a09bcca6479
Lajmi i radhës

“Nuk duket e lumtur”, del fotoja e Hillary Clinton duke dhënë dëshminë për Epstein

Të fundit nga

Drejt 4 marsit pa emër për kreun e shtetit

Kanë mbetur edhe gjashtë ditë nga afati kushtetues për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, megjithatë ende nuk ka as emra konkretë e as marrëveshje konkrete. Ditë më parë kryeministri Kurti

Keira Knightley shkëlqen me një fustan elegant

Keira Knightley tërhoqi vëmendjen teksa mori pjesë në një darkë në Londër për të festuar 20-vjetorin e markës luksoze të modës Erdem. Aktorja 40-vjeçare dukej mahnitëse me një fustan nude të qëndisur me
ShkoLartë