me kamion perplasi policin e frontex it u ndalua i ngarkuar me dru 6aa7e4d7d6ff4

Me kamion përplasi policin e Frontex-it, u ndalua i ngarkuar me dru

September 14, 2026
1 minut lexim
dru 1

Një person nga fshati Bansko është ndaluar nga policia pasi, gjatë një kontrolli, ka përplasur me automjetin një zyrtar policor të Frontex-it nga Polonia dhe më pas është përplasur edhe me një traktor.

Ngjarja ka ndodhur më 13 shtator 2026, rreth orës 12:30, në fshatin Bansko të Strumicës. Zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare “Novo Sellë”, së bashku me pjesëtarë të Frontex-it, kanë vërejtur një automjet transportues “Ford Transit” me targa të Strumicës, të ngarkuar me dru. Automjeti drejtohej nga F.I. (33) nga fshati Bansko.

Gjatë përpjekjes për të kontrolluar drejtuesin dhe automjetin, F.I. e ka vënë në lëvizje automjetin dhe ka përplasur një polic të Frontex-it nga Polonia. Më pas, automjeti është përplasur edhe me një traktor “IMT”, të drejtuar nga Ѓ.M. (52) nga Bansko.

Si pasojë e aksidentit, polici i Frontex-it dhe drejtuesi i automjetit F.I. kanë pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore në Strumicë.

Në vendngjarje është kryer ekspertizë nga një ekip i SPB Strumicë. Gjatë kontrollit është konstatuar se drejtuesi i traktorit, Ѓ.M., e ka drejtuar mjetin pa pasur të kaluar provimin për patentë shofer.

Ndërkohë, drejtuesi i “Ford Transit”-it, F.I., është privuar nga liria.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave përgjegjës do të ndërmerren masat dhe procedurat përkatëse. (plusinfo.mk)

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zbulohen arsyeja tronditese pas ndarjes nga jeta te hayden panettiere dyshohet se mori nje substance te rende 6aa7e0de56c95
Lajmi i mëparshëm

Zbulohen arsyeja tronditëse pas ndarjes nga jeta të Hayden Panettiere? Dyshohet se mori një substancë të rëndë

Të fundit nga

ShkoLartë