me 8 tetor miratohet harta e re territoriale votat ne favor te mazhorances pd kunder 6aae9351a20e1

Më 8 tetor miratohet harta e re territoriale/ Votat në favor të mazhorancës, PD kundër

September 19, 2026
1 minut lexim

Nëse pagat e magjistratëve për socialistët tashmë janë një kapitull i mbyllur, një tjetër rihapet të hënën.

Siç mëson Top Channel, Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore nis punën në shqyrtimin e ndarjes administrative territoriale, sipas variantit të propozuar nga socialistët.

Drafti i mazhorancës u depozitua në Kuvend në datën 31 korrik, në mënyrë që t’i jepej kohë konsultimit me njësitë vendore, ku javët e fundit, në takim me qytetarët, shkoi edhe vetë Edi Rama.

Nga komisioni në seancë janë parashikuar gati 3 javë kalendarike, ku e enjtja e 8 tetorit është parashikuar si dita kur socialistët do të testohen sërish për kompaktësinë e tyre. Kjo pasi nisma kërkon minimalisht 84 vota, dhe reduktimi i bashkive nga 61 në 46 ka mërzitur jo pak socialistë.

Në 15 bashki që humbin statusin si njësi të pavarura të vetëqeverisjes vendore dhe bashkohen me bashkitë fqinje, me këshilltarë të majtë dhe të djathtë, u bënë bashkë për të ndalur hartën e re në këshillat bashkiakë, por pa sukses.

Kjo do të jetë hera e dytë që socialistët në qeverinë Rama miratojnë ndarje administrative territoriale të vendit, e para në 2014 dhe tani në 2026, dhe ajo që mbetet e pandryshuar është mungesa e konsensusit, ku opozita kërkon një numër më të madh njësish vendore, 100 të tilla, ndërsa socialistët 46.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fsk ja dhe policia ne ushtrim me shba ne shqiperine dhe kroacine 6aae92d433fb2
Lajmi i mëparshëm

FSK-ja dhe Policia në ushtrim me SHBA-në, Shqipërinë dhe Kroacinë

ari shenon rritje cmimi arrin mbi 4 300 dollare per ons 6aae93b57497c
Lajmi i radhës

​Ari shënon rritje, çmimi arrin mbi 4.300 dollarë për ons

Të fundit nga

ShkoLartë