mbyllet per dy vite konvikti pellagonia 6a933d51b29c7

Mbyllet për dy vite konvikti Pellagonia

August 29, 2026
min lexim
konvikt

Ngjanë si godinë e braktisur! Shkyçja e energjisë elektrike e ka shndërruar në objekt fantazmë Shtëpinë studentore “Pellagonia” në Shkup. Inventar i vjetruar, dhoma në gjendje jo të mirë banimi, pllaka të thyera e tavan i krisur. Papastërtitë vërehen në çdo cep të hapësirave që deri në këtë pranverë akomodonin rreth 1,000 studentë nga të gjitha vendbanimet e Maqedonisë, të cilët studionin në Shkup.

“Edhe pse me 15 shtator duhej të akomodohen rreth 1,000 studentë në Shtëpinë studentore ‘Pellagonia’ në Shkup, Ministria e Arsimit solli vendimin për rinovimin e saj në afat prej dy vitesh. Ndonëse akoma nuk është shpall tender, rreth 500 studentë shqiptarë mbeten në mëshirë të fatit për akomodim nga viti i ri akademik”, raporton Adnan Qaili – gazetar i TV21.

Drejtori konviktit Orhan Aliu , tha se gjatë renovimit do të vendosen panele fotovoltaike dhe izolime për efikasitet energjetik për të shmangur faturat drakonike të rrymës, të cilat arrijnë deri në 1 milion denarë në muaj, pasi që energjia elektrike u faturohet sipas tarifave të shtrenjta dhe jo si objekteve shkollore.

“Shumica e studentëve shqiptar janë të akomoduar këtu për shkak të lokacionit të Universitetit ‘Nënë Tereza’ dhe ‘Shën Kirili dhe Metodia’ ku sivjet për fat të keq është i mbyllur për rikonstruim dhe nuk e dimë studentët ku do të shkojnë… Të gjithë studentët do të transferohen nëpër konviktet e tjera. Tani është problem se Konvikti Pellagonia dhe Konvikti Seniçe janë të mbyllura, ndoshta do të ketë numër më të lartë të studentëve. Tani problemi akomodimit të studentëve do të jetë në kurriz të Ministrisë”, tha Orhan Aliu.

Drejtori Aliu tha se telashe kanë pasur edhe keqinterpretimet dashakeqe të raportit të Revizionit për vitin 23-24, ku gjoja ka pasur keqpërdorime për furnizimet me ushqimet në mensën e studentëve. Ai sqaron se matjet sipas tenderit janë për sasinë në kilogram dhe jo në copë siç u dezinformua në media.

“Këtu bukën e matim me kg, si buka fill dhe buka e misrit 76 denarë dhe buka tjetër 70 denarë, kur të llogaritet me kg i bie më lirë se jashtë. Këtu gjevrekët që thanë 127 denarë një copë është gabim se këtu llogariten në kg që llogariten 10 copa që përpjesëtim i bie 14,7 denarë për një gjevrek”, u shpreh Orhan Aliu.

Nga Ministria e Arsimit thonë se Shtëpia studentore “Pellagonia” është mbyllur përkohësisht për studentët dhe deri në fund të këtij viti pritet të fillojnë punimet ndërtimore. Për Tv21 nga ky dikaster konfirmojnë që procedura e përzgjedhjes së kompanisë akoma nuk dihet se kur do të realizohet.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

celine dion rikthehet para fansave pas dy vitesh skenat nga parisi preken shume njerez 6a93395e1f1e8
Lajmi i mëparshëm

Celine Dion rikthehet para fansave pas dy vitesh, skenat nga Parisi prekën shumë njerëz

DARKO KOSTOVSKI 1
Lajmi i radhës

Kostovski shpërthen ndaj BDI-së: “Buteli nuk është dhe nuk do të jetë poligon për politika etnike!”

Të fundit nga

ShkoLartë