DARKO KOSTOVSKI 1

Kostovski shpërthen ndaj BDI-së: “Buteli nuk është dhe nuk do të jetë poligon për politika etnike!”

August 29, 2026
min lexim

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka reaguar ashpër ndaj BDI-së, duke e akuzuar se po tenton ta shndërrojë një çështje ligjore për regjistrimin e nxënësve në shkollat fillore në çështje etnike.

“Shikoj se ditët e fundit e gjithë udhëheqësia e BDI-së po merret intensivisht me mua dhe me Komunën e Butelit”, shkruan Kostovski në një postim në Facebook.

Sipas tij, kërkesa që shkollat fillore në Butel të pranojnë nxënës nga komuna të tjera bie ndesh me Ligjin për arsimin fillor dhe rajonizimin e përcaktuar.

“Kur ligji nuk u përshtatet, BDI-ja përpiqet që një çështje administrative dhe ligjore ta shndërrojë me forcë në çështje etnike”, akuzon Kostovski.

Ai e ka bërë edhe më të prerë qëndrimin e tij:

“BUTELI NUK ËSHTË DHE NUK DO TË JETË POLIGON PËR POLITIKA ETNIKE!”

Kostovski thotë se më e turpshme është, sipas tij, kur për qëllime politike manipulohen fëmijët dhe krijohen tensione ndëretnike.

“Fëmijët duhet t’i bashkojmë, jo t’i ndajmë!”, shkruan kryetari i Butelit.

Ai thotë se i kupton prindërit që kërkojnë shkolla më të mira për fëmijët e tyre, por këmbëngul se institucionet duhet të veprojnë në përputhje me ligjin.

“Në Butel nuk ka ‘fëmijë tanët’ dhe ‘fëmijë tuajt’. Ka fëmijë që meritojnë trajtim të barabartë, arsim cilësor dhe institucione që punojnë sipas ligjit dhe rregullave të njëjta për të gjithë”, thekson Kostovski.

Por reagimi i tij nuk ndalet te BDI-ja.

Kostovski thotë se rreth të njëjtave interesa sheh edhe “forca të tjera” që, sipas tij, aktualisht fshihen, ndërsa akuzon edhe “mafian urbane” se çdo metër katror të lirë në Butel e sheh si mundësi për ndërtime të reja.

“Koncepti i tyre është ndarje pa fund dhe kaos urbanistik pa plan”, shkruan ai.

Në anën tjetër, Kostovski thotë se vizioni i tij për Butelin është zhvillim i planifikuar, më shumë gjelbërim, shkolla, kopshte, terrene sportive dhe lagje ku të gjithë qytetarët do të mund të jetojnë me dinjitet.

Duke iu përgjigjur edhe akuzave të mundshme se qëndrimi i tij është kundër shqiptarëve, Kostovski thekson:

“Kjo nuk është politikë kundër shqiptarëve, maqedonasve apo kujtdo tjetër. Kjo është politikë për një shtet normal dhe ligjor.”

Në fund, kryetari i Butelit jep një mesazh të drejtpërdrejtë:

“Butelin nuk do ta ndajmë sipas vijave etnike. Butelin nuk do ta betonizojmë sipas interesave të biznesit të dikujt. Butelin do ta zhvillojmë sipas ligjit dhe në interes të të gjithë qytetarëve të tij!”

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbyllet per dy vite konvikti pellagonia 6a933d51b29c7
Lajmi i mëparshëm

Mbyllet për dy vite konvikti Pellagonia

e pazakonte ne fier qytetarit i vjedhin parate ne makine teksa ndodhej ne nje ceremoni mortore 6a9354515fafa
Lajmi i radhës

E pazakontë në Fier, qytetarit i vjedhin paratë në makinë teksa ndodhej në një ceremoni mortore

Të fundit nga

ShkoLartë