“Produkt” i Besës së Kavajës, mbrojtësi shqiptar nga Maqedonia e Veriut Egzon Belica, është bërë me ekip të ri ditën e sotme.
Pas mbylljes së aventurës futbollistike te Shkëndija e Tetovës, 35-vjeçari ka kaluar te Rabotniçki nga Shkupi si transferim i lirë.
Në të kaluarën, Belica ka mbajtur shiritin e kapitenit te Partizani, sikurse ka fituar tiutullin me “Demat e Kuq” në sezonin 2018-2019.
Protagonisti në fjalë ka qenë pjesë e Rabotnicki Skopje edhe më herët, çka do të thotë se kemi të bëjmë me një rikthim.
Burimi: botasot.info


