IMG 68c20da08a2ae76e8f928bf92bac5d9d V1 scaled

Mbrëmjet Folklorike të Çarshisë 2026 sjellin në Shkup ansamble nga 9 shtete

July 13, 2026
1 minut lexim

Nga 14 deri më 16 korrik, Sheshi “Skënderbeu” në Shkup do të shndërrohet në qendër të kulturës dhe traditës, ku do të mbahet edicioni i radhës i festivalit ndërkombëtar “Mbrëmjet Folklorike të Çarshisë 2026”.

Festivali, i organizuar nga Ansambli Kulturor-Artistik “Ibe Palikuqi”, do të nisë çdo mbrëmje në ora 20:00 dhe do të sjellë para publikut performanca folklorike nga nëntë shtete: Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Turqia, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia, Lituania, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.

Organizatorët theksojnë se festivali synon të promovojë vlerat kulturore dhe të forcojë miqësinë mes popujve përmes folklorit, muzikës dhe valleve tradicionale.

“Kur tradita bashkon popujt, lind një festë që flet gjuhën e kulturës”, është mesazhi me të cilin organizatorët ftojnë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje shumëngjyrëshe, që pritet të mbledhë artistë dhe dashamirës të folklorit nga vendi dhe rajoni.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mpb me fotografi te gjeneruar nga inteligjenca artificiale e informoi opinionin per rastin me personin e humbur ne matke 6a549e0f801fe
Lajmi i mëparshëm

MPB me fotografi të gjeneruar nga inteligjenca artificiale e informoi opinionin për rastin me personin e humbur në Matkë

sulmet amerikane irani ngushtica e hormuzit eshte territori yne 6a54b00645ab2
Lajmi i radhës

Sulmet amerikane, Irani: Ngushtica e Hormuzit është territori ynë

Të fundit nga

ShkoLartë