mbledhja e qeverise ne pogradec kryeinspektori sula ndryshojne prioritetet e inspektorateve transparence dhe pergjegjshmeri 6a91ae70c07a3

Mbledhja e qeverisë në Pogradec, kryeinspektori Sula: Ndryshojnë prioritetet e inspektorateve, transparencë dhe përgjegjshmëri

August 28, 2026
min lexim

Në vijim të analizës dyditore të zhvilluar në Pogradec, të thirrur nga Kryeministri Edi Rama, dhe të prioriteteve të përcaktuara për qeverisjen deri në vitin 2030, Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, mblodhi në një takim pune kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm të inspektorateve qendrore, të cilëve u komunikoi prioritetet e punës dhe drejtimet kryesore të bashkërendimit institucional ndërmjet Inspektoratit të Përgjithshëm dhe inspektorateve qendrore.

Takimi u fokusua në forcimin e bashkërendimit institucional, standardizimin e veprimtarisë inspektuese dhe zbatimin e kuadrit të ri ligjor për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.

Gjatë takimit u theksua roli i Inspektoratit të Përgjithshëm në mbikëqyrjen, bashkërendimin, standardizimin dhe vlerësimin e sistemit të inspektimit, në përputhje me kompetencat e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi. Gjithashtu, u nënvizua domosdoshmëria që strukturat inspektuese të veprojnë në mënyrë të koordinuar dhe të zbatojnë standarde e metodologji të unifikuara në të gjithë territorin e vendit.

Në fjalën e tij, Inspektori i Përgjithshëm vuri theksin te forcimi i ligjshmërisë, transparencës dhe përgjegjshmërisë në veprimtarinë inspektuese, si dhe te orientimi i punës së administratës drejt rezultateve konkrete për qytetarët dhe bizneset. Në këtë kuadër, u diskutua edhe rëndësia e trajtimit efektiv të ankesave dhe e përdorimit të të dhënave të tyre në funksion të analizës së riskut dhe përmirësimit të planifikimit të inspektimeve.

Pjesë e takimit ishte edhe paraqitja e një pasqyre të situatës aktuale të sistemit të inspektimit. Gjatë periudhës 15 korrik–24 gusht janë realizuar 106 mbikëqyrje të procedurave të inspektimit, ndërsa janë administruar rreth 400 praktika ankimore. Në drejtim të rekrutimeve, gjatë periudhës mars–gusht janë plotësuar 48 pozicione. Ndërkohë, vijon puna për plotësimin e vendeve vakante dhe garantimin e respektimit të standardeve ligjore në proceset e emërimit dhe të zhvillimit në karrierë.

Gjatë diskutimeve u përcaktuan si prioritete për periudhën në vijim:

unifikimi i praktikave inspektuese;

respektimi rigoroz i procedurave;

dokumentimi i plotë i veprimeve dhe vendimmarrjeve;

forcimi i meritokracisë në proceset e rekrutimit;

rritja e përgjegjshmërisë së trupave inspektuese.

Në funksion të forcimit të bashkërendimit institucional, Inspektorati i Përgjithshëm do të zhvillojë takime periodike me kryeinspektorët, drejtorët e përgjithshëm dhe kryeinspektorët rajonalë. Gjithashtu, do të intensifikohet bashkëpunimi me inspektoratet për shkëmbimin e informacionit, adresimin e problematikave dhe standardizimin e praktikave inspektuese.

Inspektorati i Përgjithshëm mbetet i angazhuar për ndërtimin e një sistemi inspektimi profesional, transparent, të unifikuar dhe të orientuar drejt rezultateve, në shërbim të qytetarëve, bizneseve dhe interesit publik.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perfundon germimi ne kalluder dhe jabuke mbetjet mortore dergohen per adn ne hage 6a91adfdadf11
Lajmi i mëparshëm

​Përfundon gërmimi në Kalludër dhe Jabukë, mbetjet mortore dërgohen për ADN në Hagë

shefi i cia s viziton mosken ne udhetim te pazakonte 6a91aed267d87
Lajmi i radhës

Shefi i CIA-s viziton Moskën në udhëtim të pazakontë

Të fundit nga

ShkoLartë