mbi 61 mije qytetare nga kosova kaluan sot ne shqiperi 68a0a63d251ba

Mbi 61 mijë qytetarë nga Kosova kaluan sot në Shqipëri

August 16, 2025
1 minut lexim

Pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë janë përballur këtë të shtunë me një fluks të lartë hyrjesh nga Kosova dhe vende të tjera fqinje.

Numri i madh i qytetarëve dhe automjeteve ka shkaktuar radhë të gjata dhe vonesa.

Vetëm në pikën kufitare të Morinës, nga oret e mëngjesit deri në mesditë, kanë hyrë mbi 61 mijë qytetarë nga Kosova me rreth 19 mijë automjete.

Kjo ka shkaktuar radhë të gjata të mjeteve që shtriheshin deri në thellësi të territorit të Kosovës.

Fluks i lartë është regjistruar edhe në jug të vendit.

Në Kakavijë, autoritetet kufitare shqiptare kanë përpunuar mbi 11 mijë shtetas, prej të cilëve mbi 7 mijë vetëm në hyrje, si dhe rreth 3 mijë automjete. Për të përballuar fluksin, pala shqiptare ka punuar me 6 sportele, ndërsa pala greke me 4 sportele.

Ngarkesë e madhe u shënua edhe në pikat kufitare të Shkodrës. Në Muriqan dhe Han të Hotit janë përpunuar mbi 32 mijë shtetas, prej të cilëve 14 mijë në hyrje të Shqipërisë, me një total prej 11 mijë automjetesh.

Në Kapshticë janë regjistruar rreth 10 mijë hyrje-dalje, nga të cilat 6 mijë vetëm në hyrje, ndërsa në Qafë Thanë kanë kaluar rreth 11 mijë shtetas, prej tyre 6 mijë në drejtim të Shqipërisë.

Autoritetet kufitare kanë njoftuar se po punojnë me kapacitet të plotë për të menaxhuar fluksin, ndërkohë që pritet që dyndja e qytetarëve nga Kosova dhe emigrantët shqiptarë të vijojë edhe në ditët në vijim për shkak të sezonit turistik.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

allegri coppa italia eshte objektiv 68a0a63980acd
Lajmi i mëparshëm

Allegri: Coppa Italia është objektiv

vijon lirimi i hapesirave publike rama publikon videon pa ndalim deri ne clirimin e cdo trotuari 68a0a6ee2aa59
Lajmi i radhës

Vijon lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Pa ndalim deri në çlirimin e çdo trotuari

Të fundit nga

ShkoLartë