mbi 5 mije vdekje ne gjermani nga vala e te

Mbi 5 mijë vdekje në Gjermani nga vala e të nxehtit

July 9, 2026
1 minut lexim

Vala e të nxehtit që goditi Gjermaninë në fund të muajit qershor ka shkaktuar më shumë se 5 mijë vdekje të tepërta, sipas të dhënave paraprake të Zyrës Federale të Statistikave të Gjermanisë.

Gjatë javës së fundit të qershorit janë regjistruar 5.486 vdekje më shumë krahasuar me mesataren e viteve 2022–2025.

Periudha përkoi me kulmin e valës së të nxehtit, kur Gjermania shënoi temperatura rekord, raportojnë mediat.

Ekspertët theksojnë se temperaturat ekstreme janë veçanërisht të rrezikshme për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, pasi nxehtësia e madhe mund të përkeqësojë gjendjet ekzistuese shëndetësore.

Gjermania është përballur me një seri rekordesh të temperaturave të larta gjatë kësaj vale të nxehtit, me temperatura që kanë kaluar mbi 41 gradë Celsius në disa zona të vendit.

Shkencëtarët paralajmërojnë se valët e të nxehtit po bëhen më të shpeshta, më të gjata dhe më intensive si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

logu 4 2 mln euro nga fondi i emergjences per koncertin shperdorim i parave publike dhe shkelje e ligjit 6a4fdf97333ce
Lajmi i mëparshëm

Logu: 4.2 mln euro nga fondi i emergjencës për koncertin, shpërdorim i parave publike dhe shkelje e ligjit

hannah waddingham dhe lily james shkelqejne me elegance ne diten e 11 te te wimbledonit 6a4fe0bbd9287
Lajmi i radhës

Hannah Waddingham dhe Lily James shkëlqejnë me elegancë në ditën e 11-të të Wimbledonit

Të fundit nga

ShkoLartë