logu 4 2 mln euro nga fondi i emergjences per koncertin shperdorim i parave publike dhe shkelje e ligjit 6a4fdf97333ce

Logu: 4.2 mln euro nga fondi i emergjencës për koncertin, shpërdorim i parave publike dhe shkelje e ligjit

July 9, 2026
min lexim

Juristi Marash Logu deklaroi se akti normativ me të cilin qeveria akordon 4.2 milionë euro nga fondi i emergjencës për organizimin e një koncerti nuk plotëson kriteret kushtetuese të urgjencës dhe nevojës.

Juristi theksoi se përdorimi i fondit të emergjencës në këtë rast përbën shpërdorim të parave publike, cenon parimet kushtetuese dhe legjislacionin për prokurimet publike, pasi fondet i janë dhënë një kompanie private pa garë e pa procedura.

Logu ngriti gjithashtu pikëpyetje për përfitimet e kompanisë “Red Cloud”, duke kërkuar hetim mbi lidhjet e saj me bashkëpunëtorë të afërt të Erion Veliajt.

Fjala e tij:

Në fakt, akti normativ me fuqinë e ligjit që paraqitet ka dy kritere: urgjencën, nga njëra anë, dhe nevojën, nga ana tjetër, e cila sigurisht që nuk ka pasur parasysh faktin që një artisti që vjen për të dhënë një koncert në Shqipëri nuk i shiten biletat. Kështu që është pak a shumë e sigurt të themi që asnjëri prej atyre kushteve apo kritereve që Gjykata Kushtetuese i ka interpretuar disa herë nuk përmbushet në rastin konkret, ku themi që të miratohet ky lloj akti normativ, i cili në fakt cenon disa prej parimeve themelore kushtetuese, qoftë atë që ka të bëjë me mbrojtjen e financave publike dhe buxhetit të shtetit nga shpenzimet, si me thënë, nga shpërdorimi i buxhetit të shtetit, sepse jemi në një rast të tillë, në fakt.

 Pra, përpara një rasti të shpërdorimit të buxhetit të shtetit. Cenon fondin e emergjencës, i cili është një fond që duhet prekur vetëm në ato raste që vetë ligji dhe Kushtetuta kanë përcaktuar, pra në rastin e një gjendjeje të jashtëzakonshme, një fatkeqësie natyrore, pra një situatë e cila e justifikon përdorimin e këtij fondi. Se çfarë, për shembull, larg qoftë, nesër-pasnesër gjendemi në kushtet e një emergjence kombëtare, fatkeqësie e kështu me radhë, dhe fondi është prekur për një koncert që do të zhvillohet ditën e shtunë.

Dhe, së treti, është cenuar sigurisht edhe legjislacioni për prokurimet publike, sepse, po ta shikoni relacionin e këtij akti normativ me fuqinë e ligjit, pa garë, pa konkurrencë, pa asnjë procedurë paraprake, i janë dhënë 4.2 milionë euro kompanisë, subjektit shqiptar, e cila do të sjellë në Shqipëri, pra ka organizuar bashkë me një kompani ndërkombëtare, sjelljen në Shqipëri të artistit për të dhënë koncert.

 Dhe, në fakt, i gjithë legjislacioni shqiptar për prokurimin publik, apo legjislacioni që ka të bëjë me mënyrën se si qeveria apo institucionet shtetërore i shpërndajnë dhe i menaxhojnë paratë publike, e ndalon që një subjekti, kështu, t’i jepen me porosi, po të themi, 4.2 milionë euro pa pasur asnjë lloj procedure. Nga ana tjetër, shteti shqiptar, Ministria e Turizmit apo Ministria e Kulturës nuk ka marrë përsipër ndonjë detyrim në kuadër të këtij koncerti.

Saktë, sepse i gjithë shpjegimi që e gjeni në relacion thotë që kompania private Red Cloud, që by the way është kompania që merr gjithë financimet, punët publike për aktivitetet e kësaj natyre dhe mbase edhe emisioni Plug do të ndihmonte shumë po ta investigonte këtë kompani për të kuptuar dhe lidhjet që ka me disa prej anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të afërt të Erion Veliajt, për të sqaruar edhe detajet e gjithçkaje.

 Ky subjekt, Red Cloud, ka bërë një kërkesë te Ministria e Kulturës dhe i thotë: “Jemi në pamundësi për të zhvilluar koncertin, numri i biletave është… janë shitur pak”, e kështu me radhë. Unë nuk e di ku është baza ligjore e kësaj kërkese. Se një kërkesë të tillë pastaj mund ta bëjnë të gjitha kompanitë që organizojnë aktivitete të tilla. Pra, çdo kompani që organizon aktivitete të tilla mund t’i bëjë një kërkesë Ministrisë së Kulturës dhe t’i thotë: “Jemi gjendur në pamundësi për ta realizuar”, dhe pavarësisht se kërkesë mund të bëjë kushdo, ajo që është tërësisht e paligjshme, në fakt, është që Ministria e Kulturës angazhohet që një subjekti privat t’i garantojë 4.2 milionë euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, aq më tepër duke prekur fondin e emergjencës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryesia qendrore e ldk se rreshtohet pas abdixhikut i jep mbeshtetje te plote 6a4fdf13cd2fd
Lajmi i mëparshëm

Kryesia Qendrore e LDK-së rreshtohet pas Abdixhikut, i jep mbështetje të plotë

mbi 5 mije vdekje ne gjermani nga vala e te
Lajmi i radhës

Mbi 5 mijë vdekje në Gjermani nga vala e të nxehtit

Të fundit nga

ShkoLartë