mbi 1600 gjoba e 71 aksidente per nje jave ne rajonin e ferizajt 687f482e4b6d4

Mbi 1600 gjoba e 71 aksidente për një javë në rajonin e Ferizajt

July 22, 2025
1 minut lexim

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Gjatë javës së kaluar, nga data 14 deri më 20 korrik, janë shqiptuar 1,669 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

“Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 71 aksidente, nga të cilat: 33 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 36 persona dhe 38 aksidente me dëme materiale”, tha Policia.

Policia Rajonale e Ferizajt tha se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apeloi tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

11 maji aulon kalaja padi ne spak ajo qe ndodhi ne durres eshte krim zgjedhor 687f4612ccff9
Lajmi i mëparshëm

11 Maji/Aulon Kalaja padi në SPAK: Ajo që ndodhi në Durrës është krim zgjedhor

merrni fryme dhe mos kini frike sepse ajo qe eshte e vertete eshte e perjetshme 687f495a137f9
Lajmi i radhës

Merrni frymë dhe mos kini frikë, sepse ajo që është e vërtetë, është e përjetshme

Të fundit nga

Reali arrin marrëveshje me UEFA-n

Superliga Evropiane është zyrtarisht e mbyllur pasi Real Madridi arriti marrëveshje me UEFA-n dhe Shoqatën Evropiane të Klubeve (ECA), duke i dhënë fund projektit të diskutueshëm të ndarjes. Vetëm disa ditë pasi
ShkoLartë