mbi 10 vite premtime tani nis rikonstruksioni i fushes se bashkimit ne kumanove 6aabd94deff49

Mbi 10 vite premtime, tani nis rikonstruksioni i fushës së Bashkimit në Kumanovë

September 17, 2026
1 minut lexim

Ministri i Sportit, Borko Ristovski, ka inspektuar sot fillimin e punimeve për rikonstruksionin e fushës së futbollit të KF Bashkimi në Kumanovë.

Punimet do të zhvillohen në një sipërfaqe prej rreth 4.000 metrash katrorë, ku parashihet ndërtimi i kushteve moderne për stërvitje dhe zhvillimin e ndeshjeve.

Projekti përfshin shtrimin e barit natyral, nivelimin dhe përgatitjen e plotë të terrenit, sistem të jashtëm hidrantësh, rrethojë të re, porta të reja si dhe tribunë përgjatë gjithë gjatësisë së fushës.

Sipas ministrit Ristovski, për më shumë se 10 vjet klubit dhe qytetarëve të Kumanovës u ishte premtuar rikonstruksioni i fushës, por projekti nuk ishte realizuar.

“Si Ministri e Sportit dhe Qeveri po investojmë në infrastrukturën sportive, sepse krijimi i kushteve për sport është investim te njerëzit dhe e ardhmja e fëmijëve tanë”, deklaroi Ristovski.

Fusha ndodhet në afërsi të stadiumit të Bashkimit në Kumanovë.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

selena gomez pretendon se njerezit duan qe ajo te mbetet ashtu sic ishte ne vitin 2016 kjo thjesht nuk do te ndodhe 6aabd5710eb74
Lajmi i mëparshëm

Selena Gomez pretendon se njerëzit duan që ajo të mbetet ashtu siç ishte në vitin 2016: Kjo thjesht nuk do të ndodhë

STADIUMI I KF BASHKIMIT KUMANOVË
Lajmi i radhës

VLEN: Premtimi për stadiumin e KF Bashkimi po bëhet realitet

Të fundit nga

ShkoLartë