mbi 1 300 vepra penale te dhunes ne familje te regjistruara ne nente muajt e pare te vitit 2026 6aedc2d8bf845

Mbi 1.300 vepra penale të dhunës në familje të regjistruara në nëntë muajt e parë të vitit 2026

November 6, 2026
1 minut lexim

Gjatë periudhës janar–shtator 2026, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 1.337 vepra penale që ndërlidhen me dhunën në familje, për të cilat janë denoncuar 1.388 kryerës, prej tyre 1.278 burra dhe 110 gra. Në këto raste janë evidentuar 1.433 viktima, nga të cilat 1.144 gra dhe 289 burra.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë së njëjtës periudhë janë regjistruar edhe 191 kundërvajtje të ndërlidhura me dhunën në familje. Për këto raste janë denoncuar 228 kryerës, përkatësisht 196 burra dhe 32 gra, si dhe 221 viktima, prej tyre 126 burra dhe 95 gra.

Ndërkohë, gjatë nëntë muajve të parë të vitit janë evidentuar gjithsej 3.869 ankesa për dhunë në familje. Në lidhje me këto ankesa janë denoncuar 3.971 kryerës, prej të cilëve 3.090 burra dhe 881 gra. Numri i viktimave të raportuara arrin në 3.961, ku 2.567 janë gra dhe 1.394 burra.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve që të mos heshtin dhe të mos e fshehin dhunën në familje, por të raportojnë me kohë çdo rast të tillë.

Çdo person që është viktimë e dhunës në familje, si dhe kushdo që ka njohuri për raste të tilla, mund t’i raportojë ato në stacionin më të afërt policor ose përmes numrave emergjentë 112 dhe 19.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kandidat per james bondin e ri josh oconnor adreson per here te pare thashethemet per rolin e famshem 6aeda8314ec21
Lajmi i mëparshëm

Kandidat për James Bondin e ri? Josh O’Connor adreson për herë të parë thashethemet për rolin e famshëm

pacolli ndan 130 mije euro per oden e inxhiniereve pas pezullimit te punes per mungese fondesh 6aedc361f08f0
Lajmi i radhës

Pacolli ndan 130 mijë euro për Odën e Inxhinierëve, pas pezullimit të punës për mungesë fondesh

Të fundit nga

ShkoLartë