kandidat per james bondin e ri josh oconnor adreson per here te pare thashethemet per rolin e famshem 6aeda8314ec21

Kandidat për James Bondin e ri? Josh O’Connor adreson për herë të parë thashethemet për rolin e famshëm

November 6, 2026
1 minut lexim

Josh O’Connor ka dhënë përgjigjen e tij për thashethemet se është ndër kandidatët për rolin e James Bond-it të ardhshëm, duke lënë të kuptohet se vështirë se do të jetë ai që do të pasojë Daniel Craig.

Aktori britanik, i njohur për serialet dhe filmat “The Crown” dhe “Challengers”, zbuloi se planifikon të bëjë një pushim nga aktrimi në vitin 2027, në një kohë kur kërkimi për agjentin e ri 007, sipas raportimeve, është në fazën e fundit.

Adhuruesit e filmave mezi presin njoftimin e aktorit që do të marrë rolin ikonik, pasi, sipas informacioneve, audicionet përfundimtare janë zhvilluar tashmë me pjesëmarrjen e Callum Turner, Jack Lowden dhe një aktori të tretë, identiteti i të cilit nuk është zbuluar.

Josh O’Connor, kur u pyet nëse ekziston mundësia që ai të luajë agjentin e famshëm sekret britanik, ai u përgjigj: “Jo, jo, jo. Do ta shohim, por dyshoj.”

“Kam diçka të planifikuar për janarin, por pastaj, po, po planifikoj të bëj një pushim”, shtoi ai.

Megjithatë, aktori nuk e fshehu kënaqësinë e tij për faktin se emri i tij është midis atyre që po merren në konsideratë për një rol kaq të madh në film.

“Është diçka vërtet e pabesueshme. Një nga ato momente të çuditshme kur pyet veten nëse kjo është e vërtetë. Vetëm fakti që emri im përmendet në të njëjtën fjali dhe që unë jam marrë në konsideratë për diçka të tillë është e mahnitshme.  Është diçka e jashtëzakonshme dhe ndihem shumë i nderuar, por kam frikë se nuk kam asgjë më shumë për të thënë”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kredite per banesa rregulla te reja nga 1 dhjetori kush preket nga kufizimet e bankes popullore 6aeda82d0818d
Lajmi i mëparshëm

Kreditë për banesa, rregulla të reja nga 1 dhjetori: Kush preket nga kufizimet e Bankës Popullore?

Të fundit nga

Biznesi kërkon dialog me qeverinë për paketën fiskale 2027

Përfaqësuesit e biznesit kërkojnë një mekanizëm të qëndrueshëm konsultimi me qeverinë, veçanërisht për hartimin e politikave fiskale. Shqetësimet u ngritën gjatë panelit “Konkurrueshmëria e Ekonomisë Shqiptare, Sfidat dhe Rreziqet”, në Pallatin e
ShkoLartë