Ka ka mbërritur! Apple po lançon iOS 17 për të gjithë ditën e sotme. Edhe pse ka qenë e mundur shkarkimi dhe instalimi i versioneve eksperimentale të iOS 17 prej kohësh, tashmë mund të shkarkoni dhe instaloni versionin më të fundit të sistemit operativ mobile të Apple i cili është stabil.
Cilat pajisje mbështetin iOS 17?
iOS 17 funksionon në këtë pajisje:
- iPhone 15, iPhone 15 Plus, iPhone 15 Pro, iPhone 15 Pro Max
- iPhone 14, iPhone 14 Plus, iPhone 14 Pro, iPhone 14 Pro Max
- iPhone 13, iPhone 13 Mini, iPhone 13 Pro, iPhone 13 Pro Max
- iPhone 12, iPhone 12 Mini, iPhone 12 Pro, iPhone 12 Pro Max
- iPhone 11, iPhone 11 Pro, iPhone 11 Pro Max
- iPhone XS, iPhone XS Max, iPhone XR
- iPhone SE (gjenerata e dytë)
Versioni i fundit i sistemit operativ lë jashtë iPhone X, iPhone 8, iPhone 8 Plus ose telefonë më të vjetër.
Ja sesi të instaloni iOS 17
Për të përditësuar iPhone në iOS 17:
- Shkoni në Settings > General > Software Update
- Nëse nuk vini re menjëherë përditësimin, prisni pak minuta. Nëse nuk shfaqet, duhet të provoni më vonë
- Është e mundur që të pyeteni nëse dëshironi të përditësoni. Gjithësesi sapo të shikoni opsionet Install Now ose Download and Install, shtypni njërin prej butonëve
- Me shumë gjasa do tu kërkohet të vendosni kodin e telefonit dhe të pranoni kushtet
Sapo instalimi të përfundojë do të priteni nga sugjerime për konfigurimin e telefonit. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL