mbappe serish ne qender te vemendjes 691ce77e5ebd6

Mbappe, sërish në qendër të vëmendjes

November 18, 2025
1 minut lexim

Në Francë ka një rast të ri me Mbappe-n.

Të premten e kaluar, Federata njoftoi: “Lojtarët Manu Koné, Eduardo Camavinga dhe Kylian Mbappé janë në dispozicion të klubeve të tyre përkatëse.

Mbappe ka ende inflamacion në kyçin e këmbës së djathtë që kërkon teste të mëtejshme. Do t’i nënshtrohet atyre në Madrid”.

Megjithatë, Real Madridi ka siguruar që sulmuesi do të jetë një lojtar i rregullt në ndeshjen e ardhshme të “Los Blancos”. Një detaj që, sipas RMC Sport, rindez thashethemet për një “mungesë diplomatike” të mundshme për numrin 10 francez.

Ish-lojtari i PSG-së, në vend që të kthehej menjëherë në Madrid, thuhet se u nis për në Dubai të premten në mëngjes.

Një fluturim 6 orë e 40 minuta, më i gjatë se fluturimi Paris-Baku (mesatarisht 5 orë e 10 minuta), ku skuadra e Deschamps u përball me Azerbajxhanin në ndeshjen e fundit kualifikuese.

Sipas RMC Sport, Mbappé kaloi një pjesë të kohës së qëndrimit të tij në hotelin Atlantis The Royal dhe në një klub padel me vëllezërit  Lucas dhe Theo Hernandez.

Ky është një moment potencialisht i diskutueshëm, veçanërisht pasi disa tifozë po e akuzojnë atë se nuk do të luajë me Les Bleus duke bërë si i dëmtuar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

veliaj publikon letren e imamoglu nga burgu i silivrise vendimi i kushtetueses rikthen besimin ne demokraci 691ce71654dea
Lajmi i mëparshëm

Veliaj publikon letrën e Imamoglu nga burgu i Silivrisë: Vendimi i Kushtetueses rikthen besimin në demokraci

gjalle a vdekur nuk ndahesh prej meje flet tezja e daorsa spahijas e vrau i dashuri kemi prova me mesazhe 691ce78367630
Lajmi i radhës

“Gjallë a vdekur nuk ndahesh prej meje”- flet tezja e Daorsa Spahijas: E vrau i dashuri, kemi prova me mesazhe

Të fundit nga

ShkoLartë