mbahet takimi i pare i grupit koordinues gervalla siguria do te mbetet prioritet i yni per secilin person qe perballet me dhune 6a31383245bdf

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

June 16, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, njëherësh Koordinatore Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore, hapi sot takimin e parë Ndër-Ministror kundër dhunës.

Në fjalën e saj hyrëse, Ministrja Gërvalla deklaroi se Kosova ka bërë hapa fundamental në forcimin e mbrojtjes nga dhuna, progres i cili është reflektuar në forcimin e kornizës ligjore, në avancimin e politikave publike, në përmirësimin e koordinimit ndërinstitucional, në zgjerimin e shërbimeve mbështetëse për viktimat, si dhe në rritjen e vetëdijesimit shoqëror për këtë fenomen.

Ajo veçoi si një nga arritjet më të rëndësishme miratimin e Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore, si dhe rritjen e vetëdijes se pas çdo rasti qëndron një pritje e ligjshme që institucionet të veprojnë me profesionalizëm, ndjeshmëri dhe përgjegjësi.

“Secila grua, secila vajzë, në fakt secili person që përballet me dhunë duhet ta dijë se institucionet do të jenë pranë tyre, se zëri i tyre do të dëgjohet dhe se siguria e tyre do të mbetet prioritet i yni”, tha Gërvalla.

Duke folur për rolin e Grupit Koordinues, ajo theksoi se luftimi i dhunës nuk është përgjegjësi e një institucioni të vetëm, por kërkon koordinim të vazhdueshëm, vizion, bashkëpunim të ngushtë dhe angazhim të përbashkët nga të gjitha institucionet përgjegjëse.

“Me afrimin e përfundimit të Strategjisë Kombëtare 2022–2026, është e rëndësishme që të fillojmë planifikimin e prioriteteve të reja, duke u mbështetur në përvojën e deritanishme, në rekomandimet e partnerëve tanë dhe në nevojat reale të qytetarëve”, u shpreh Ministrja Gërvalla.

Në përmbyllje të takimit, Ministrja Gërvalla ritheksoi se suksesi në këtë fushë nuk matet me numrin e strategjive apo mekanizmave të krijuar, por me sigurinë që u ofrohet qytetarëve, besimin që ndërtohet dhe jetët që arrijmë të mbrojmë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

s1
Lajmi i mëparshëm

Kostovski: Në fazën përfundimtare ndërtimi i qendrës së re sportive-rekreative në Radishan të Epërm

braktisi grupin e ps pak dite me pare neo malesorja sfide rames shpernda parlamentin shkojme ne zgjedhje te parakohshme te matim forcat 6a3138afd3191
Lajmi i radhës

Braktisi grupin e PS pak ditë më parë, Neo Malësorja sfidë Ramës: Shpërnda parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme të matim forcat

Të fundit nga

ShkoLartë