maxhuni me finlanden sonte perballet me gjermanine 68b8611518cb6

Maxhuni me Finlandën sonte përballet me Gjermaninë

September 3, 2025
1 minut lexim

Edon Maxhuni dhe përfaqësuesja e Finlandës sonte përballet me një nga favoritët e këtij edicioni të Eurobasketit Gjermaninë nga ora 19:30 në ndeshjen e fundit të Grupit B.

Finlanda tashmë është kualfikuar në 1/8 e finalës me 3 fitore ndërsa përballja e sonte pritet të jetë shumë e vështirë për ekipin e Maxhunit kundër liderëve të Grupit B, Gjermanisë që nuk e ka pësuar ende asnjë humbje.

Në anën tjetër ndeshja kryesore e ditës së sotme do të zhvillohet ndërmjet Turqisë dhe Serbisë nga ora 20:30.

Kenan Spahiu e Erxhan Osmani që patën paraqitje mjaft të mira me Turqinë duke i regjistruar 4 fitore në po aq ndeshje në kuadër të Grupit A, sonte luajnë kundër serbëve për pozitën e parë në grup pasi edhe Serbia ka bilanc 100% të fitoreve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas kroacise edhe bosnje hercegovina ngre alarmin pesticidi i gjetur ne pjeshkat e shqiperise perben nje rrezik te larte shendetesor 68b860b5f35b0
Lajmi i mëparshëm

Pas Kroacisë edhe Bosnje Hercegovina ngre alarmin: Pesticidi i gjetur në pjeshkat e Shqipërisë përbën një rrezik të lartë shëndetësor

presidentja osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i sllovenise ne kosove borut blaj 68b8612742aa5
Lajmi i radhës

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj

Të fundit nga

ShkoLartë