mashtrime me kilometrazhin e veturave ne maqedoni policia dhe dogana ne gjah te manipuluesve 69ee1c2164cb8

Mashtrime me kilometrazhin e veturave në Maqedoni, Policia dhe Dogana në “gjah” të manipuluesve

April 26, 2026
min lexim

Nëse blini një veturë dhe pastaj kuptoni që i ka kilometrat e kthyera, denonconi direkt në polici tregtarët porosisin nga Ministria e Brendshme. Autoritet thonë se qindra vepra mashtrimi regjistrohen çdo vit, ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti janë bërë dhjetëra denoncime nga qytetarët për mashtrim. Ka raste të tregtarëve individual dhe të kompanive që sjellin makina të përdorura nga jashtë shteti dhe ua ulin kilometrat me qëllim shitjeje me një çmim më të lartë.

“Në vitin 2025 janë regjistruar gjithsej 326 vepra penale “mashtrim”, për të cilat janë denoncuar 243 autorë. Ndërsa në periudhën janar-mars 2026 janë regjistruar 96 vepra penale për “mashtrim”, për të cilat janë denoncuar 101 autorë. Në sistemin tonë operativ, nuk janë të ndara në kategorinë e mashtrimit për tregtarët e automjeteve që manipulojnë me kthimin e kilometrave, por nga këto shifra të lartpërmendura ka një numër të konsiderueshëm të denoncimeve për mashtrime”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga Drejtoria e Doganave thonë se në procesin e zhdoganimit, një automjet, gjatë homologimit duhet të identifikohet me kilometrat reale dhe nëse janë të manipuluara të konfiskohet ai automjet. Zëvendësdrejtori Dauti iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët bien pre e tregtarëve mashtrues të veturave të denoncojnë direkt në polici dhe në dogana në mënyrë që autoritet të ndërmarrin masa.

“Janë ndërmarrë një sërë masash ndaj të gjithë atyre që kanë bërë keqpërdorime edhe të llojit të tillë, që sektori ynë i inteligjencës dhe hetuesisë vazhdimisht janë në teren për kërkim të informacioneve sa më të detajuara që të vijë deri te kapja dhe dënimi i këtyre keqpërdoruesve. Tani gjitha sistemet janë më të sofistikuara për t’u ndihmuar edhe personave që blejnë veturë dhe shpesh ndodh të pyesin nga pronari që e shet veturën si pyetja e parë mos i ka të kthyera kilometrat”, theksoi Mustafa Dauti, zëvendësdrejtor i Doganës .

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Doganave të RMV-së në tre muajt e parë të këtij viti janë zhdoganuar rreth 16 mijë automjete, prej të cilave rreth 70% e tyre kanë qenë të përdorura të ardhura nga Evropa perëndimore. Në vitin 2025 në vendin tonë për herë të parë janë regjistruar 69,400 automjete, ku dominojnë veturat e ardhura nga Gjermani, Zvicra, Italia, Franca dhe Austria. Autoritet thonë se përveç veturave në këtë shifër janë të përllogaritur edhe autobusët, minibusët, kamionët dhe mjetet të tjera motorike. Këto shifrat marramendëse tregojnë se industria e automobilistikes në vendin tonë është e prirë të blejë automjete të vjetra nga Evropa Perëndimore dhe të mbushë rrugët tona me vetura të përdorura. /TV21/

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

lindja e mesme izraeli nis ofensiven ne liban ndaj hezbollah 69ee127e635f6
Lajmi i mëparshëm

Lindja e Mesme, Izraeli nis ofensivën në Liban ndaj Hezbollah

filipce qeveria po bllokon integrimin ne be vmro dpmne fajeson pushtetin e kaluar 69ee1d6da977f
Lajmi i radhës

Filipçe: Qeveria po bllokon integrimin në BE, VMRO-DPMNE fajëson pushtetin e kaluar

Të fundit nga

ShkoLartë