mashtrim me banesa shkupjanja 23 vjecare ne pranga 695fa69287328

Mashtrim me banesa, shkupjanja 23-vjeçare në pranga!

January 8, 2026
1 minut lexim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se kanë zbardhur tri vepra penale “mashtrim” dhe një vepër “mashtrim” në tentativë në Tetovë, ndërsa për të njëjtat vepra është privuar nga liria një shkupjane 23-vjeçare.

“Pas masave dhe veprimeve të ndërmarra, më 07.01.2026 nëpunës policorë nga SPB Tetovë në koordinim me SPB Shkup dhe me Njësitin për Krim Ekonomik – Sektori për Krime të Përgjithshme dhe të Dhunshme në MPB zbardhi tri vepra penale “mashtrim” dhe një vepër “mashtrim” në tentativë, me ç’rast në Shkup e privuan nga liria A.J. (23) nga Shkupi. Në të vërtetë, ajo në një rrjet social publikoi shpallje se jep banesa me qira në Tetovë dhe përmes telefonit i bindte të paguanin mjete financiare në llogarinë bankare në një bankë ose përmes shoferit të autobusit t’i dërgojnë me zarf në Shkup. Gjithashtu, ajo mashtroi një person gjatë pagesës së rezervimit në një hotel në Ohër. Ndërsa, pas kontatktit të realizuar me një person të tretë nga Tetova për qiradhënie të një banese, personi e ka paraqitur rastin në SPB Tetovë, të cilët, nga ana tjetër, në koordinim me Njësitin për Krim Ekonomik, përmes shoferit të autobusit dërguan një zarf të zbrazët, dhe pasi ajo kishte arritur te shoferi, u privua nga liria. A.J. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj saj do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

77 dite reshje bore pa nderprerje ne vitin 1953 ne kumanove 695fa53cb3d57
Lajmi i mëparshëm

77 ditë reshje bore pa ndërprerje në vitin 1953 në Kumanovë

500 personave u kerkohet evakuim urgjent u rrezikohet jeta nga prurjet e lumit erzen 695fb315c4278
Lajmi i radhës

500 personave u kërkohet evakuim urgjent, u rrezikohet jeta nga prurjet e lumit Erzen

Të fundit nga

ShkoLartë