mash e harroi konviktin e tetoves ende nuk jane permiresuar verejtjet e revizionit 69d0c80ebc044

MASH e harroi Konviktin e Tetovës, ende nuk janë përmirësuar vërejtjet e Revizionit

April 4, 2026
1 minut lexim
IMG 9147 696x464 1 696x430 1

Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe pas shtatë muajve nuk i ka përmirësuar vërejtjet të cilat i konstatoi Enti Shtetëror i Statistikave për Konviktin Studentor Shtetëror të Tetovës, shkruan Portalb.mk.

Revizorët mes tjerash konstatuan se u lëshua në përdorim pa kontroll teknik të objektit dhe pa miratim për kryerjen e veprimtarisë, ndërsa se edhe mensa (kuzhina) nuk është vendosur në përdorim.

Pavarësisht se nga Ministria e Arsimit në shtator 2025 thanë për Portalb se do t’i korrigjojnë këto gabime, të njëjtat nuk i kanë bërë ende.

Nga Ministria ripërsëritën se po ndërmarrin aktivitete për përfundimin e plotë teknik të projektit bazë, në përputhje me vërejtjet e Revizionit, por pa afat konkret.

“Para gjysmë viti u zhvillua prokurim publik për zgjedhjen e operatorit ekonomik që do ta përfundonte tërë procedurën, por prokurimi nuk rezultoi i suksesshëm sepse kompanitë që aplikuan nuk dorëzuan dokumentacion të plotë. Së shpejti, prokurimi publik do të përsëritet, e më pas do të shpallet edhe procedura për përfundimin e kuzhinës dhe vënien e saj në funksion”, thanë nga MASH.

Për këto probleme Portalb.mk ka shkruar rregullisht me një seri tekstesh.

Përndryshe, konvikti studentor në Tetovë u lëshua në përdorim me 1 nëntor 2023 pas shumë zvarritjeve të punimeve dhe premtimeve të cilat datojnë që nga viti 2016.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

parashikimi i motit per sot e shtune 4 prill 2026 69d0a2df183ae
Lajmi i mëparshëm

Parashikimi i motit për sot, e shtunë 4 prill 2026

presidentja osmani ne diten e fundit te mandatit keto pese vite nuk kane qene historia e nje njeriu ka qene rrugetimi yne i perbashket 69d0da36be595
Lajmi i radhës

Presidentja Osmani në ditën e fundit të mandatit: Këto pesë vite nuk kanë qenë historia e një njeriu, ka qenë rrugëtimi ynë i përbashkët

Të fundit nga

Parashikimi i motit për sot, e shtunë 4 prill 2026

Sot (e shtunë) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura. Pas orëve të
ShkoLartë