masaker ne lushnje ujqerit shkaterrojne kopene e blegtorit 68cfff973d6d5

Masakër në Lushnje, ujqërit shkatërrojnë kopenë e blegtorit

September 21, 2025
1 minut lexim

Një rast i pazakontë raportohet nga Karbunara e Vogël në Lushnje, ku një tufë prej 80 krerësh dele e dhi është masakruar gjatë natës nga ujqërit.

Siç bën me dije gazetarja e Klan News, Anila Sefa, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm, 21 shtator, kur ujku hyri në vathë duke sulmuar tufën.

Sipas blegtorit, 40 krerë janë ngrënë e mbytur nga kafsha e egër, ndërsa pjesa tjetër është lënë e plagosur, një pjesë në rrugë dhe një pjesë brenda vathës.

Blegtori, i tronditur nga ngjarja, kërkon ndihmë nga shteti për kompensim të tufës, duke theksuar se vetëm një pjesë e bagëtive ishte e matrikulluar, ndërsa të tjerat ishin shtesa të fundit.

Banorët e zonës shprehen të frikësuar pasi ky nuk është rasti i parë.

Vetëm dy javët e fundit, ujqërit kanë sulmuar edhe kafshë të tjera, duke hyrë deri në qendrat e banuara.

Pylli i Zgjanës, pranë fshatit, është kthyer në strehë të ujqërve, numri i të cilëve, sipas banorëve, është shtuar ndjeshëm vitet e fundit.

Për ngjarjen është njoftuar policia e Lushnjes dhe shërbimi veterinar. Pritet që autoritetet të kryejnë groposjen e bagëtive të ngordhura dhe dezinfektimin e zonës për të shmangur përhapjen e ndonjë infeksioni.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aki sot hap shtabin ne haracine neser ne likove 68cffe316c791
Lajmi i mëparshëm

AKI sot hap shtabin në Haraçinë, nesër në Likovë

dy shqiptare ne top 10 shenuesit me te mire te zvicres 68cffff643d1c
Lajmi i radhës

Dy shqiptarë në Top 10 shënuesit më të mirë të Zvicrës! 

Të fundit nga

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

Akuza vjen në ditën kur Parisi pret presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderët e koalicionit të të ashtuquajturve “Të Vullnetshmit” për një takim, si dhe në prag të paradës ushtarake të 14
ShkoLartë