masaker ne afriken e jugut 11 persona vriten nga nje sulm me arme zjarri mes tyre 3 femije 693434c672f78

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 persona vriten nga një sulm me armë zjarri, mes tyre 3 fëmijë

December 6, 2025
1 minut lexim

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në një sulm me armë zjarri në një lokal në Afrikën e Jugut, mes tyre një 3-vjeçar, ndërsa 14 të tjerë janë plagosur.

Sipas policisë, të paktën tre persona të panjohur hynë në lokalin, ku ndodheshin një grup njerëzish dhe filluan të qëllonin. Motivi i sulmit mbetet i paqartë dhe nuk janë kryer arrestime deri më tani.

Ngjarja ndodhi në Saulsville, një lagje perëndimore e kryeqytetit Pretoria, rreth orës 04:30 lokale, kur sulmuesit hapën zjarr ndaj një grupi burrash që po pinin.

Mes të vrarëve është edhe një djalë 12-vjeçar dhe një vajzë 16-vjeçare. Në total, policia konfirmoi se 25 persona u qëlluan gjatë sulmit.

Afrika e Jugut ka një nga normat më të larta të vrasjeve në botë, me 45 persona për 100,000 sipas shifrave të vitit 2023-24 nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spak zbardh atentatin e telekomanduar te preng gjinit ne tirane kush jane ish funksionaret e policise te perfshire ne kultivim droge 693432a65437a
Lajmi i mëparshëm

SPAK zbardh atentatin e telekomanduar të Preng Gjinit në Tiranë/ Kush janë ish-funksionarët e policisë të përfshirë në kultivim droge

dronet e ukraines godasin rajonin ryazan te rusise 69343905e8d89
Lajmi i radhës

Dronët e Ukrainës godasin rajonin Ryazan të Rusisë

Të fundit nga

ShkoLartë