Aktorja dhe këngëtarja britanike Martine McCutcheon, e njohur për rolin e saj në serialin EastEnders dhe filmin e suksesshëm Love Actually, është parë së fundmi duke shëtitur qenin e saj të dashur në rrugët e Surrey, 12 muaj pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, muzikanti Jack McManus.
Ylli 48-vjeçar dukej e qetë dhe e buzëqeshur, pavarësisht periudhës së vështirë që ka kaluar – nga përballja me falimentimin financiar deri te fundi i martesës së saj shumëvjeçare.
E veshur thjeshtë, me xhaketë të errët dhe syze dielli, Martine u pa duke shëtitur me qenin e saj të racës “poodle”, teksa shijonte një ditë të freskët vjeshte.

Burime pranë aktores kanë treguar për mediat britanike se McCutcheon po fokusohet në shëndetin mendor dhe familjen, duke kaluar më shumë kohë me djalin e saj, Rafey, dhe me miqtë e afërt. “Martine është në një fazë të re të jetës së saj. Ajo po përpiqet të rifillojë nga e para, të gjejë ekuilibrin dhe lumturinë personale,” ka thënë një burim për The Mirror.
McCutcheon, e cila në të kaluarën ka folur hapur për luftën e saj me depresionin dhe çrregullimin bipolar, duket se po përpiqet të mbajë një profil më të ulët publik, ndërkohë që fansat e saj shpresojnë ta shohin sërish në skenë apo ekran në të ardhmen e afërt.

Burimi: botasot.info


