marreveshje bashkepunimi mes sindikatave te policise kosove slloveni 6909d1af56f19

Marrëveshje bashkëpunimi mes sindikatave të policisë, Kosovë – Slloveni

November 4, 2025
1 minut lexim

Është nënshkruar sot Marrëveshja e Bashkëpunimit Ndërkombëtar ndërmjet Sindikatës së Policisë së Kosovës (SPK) dhe Sindikatës së Policisë së Sllovenisë – OPS Podravje, që synon forcimin e lidhjeve sindikale dhe zhvillimin profesional të punonjësve të policisë në të dy vendet.

Marrëveshja u firmos nga kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti, dhe presidentja e Sindikatës së Policisë së Sllovenisë – OPS Podravje, Anita Arzenšek, duke vendosur themelet e një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe të barabartë ndërmjet dy organizatave.

Sipas njoftimit të SPK-së, kjo marrëveshje shënon një moment historik për sindikalizmin policor në Kosovë, duke e vendosur organizatën në një rol më të fuqishëm brenda rrjetit evropian të sindikatave të policisë.

“Ky bashkëpunim ka për qëllim forcimin e solidaritetit sindikal ndërkombëtar dhe shkëmbimin e përvojave profesionale,  organizimin e aktiviteteve profesionale, trajnimeve dhe seminareve të përbashkëta për përfaqësuesit sindikalë dhe punonjësit e policies, zhvillimin e projekteve sociale, kulturore, sportive dhe edukative që kontribuojnë në mirëqenien e punonjësve, forcimin e bashkëpunimit institucional dhe sindikal në nivel evropian”, thuhet në njoftim.

Gjatë vizitës zyrtare në Pejë, përfaqësuesit e të dy sindikatave zhvilluan takime profesionale, vizituan institucione kulturore dhe diskutuan planet e aktiviteteve të përbashkëta për vitin e ardhshëm, të cilat do të thellojnë më tej bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.

SPK thekson se kjo marrëveshje është dëshmi e qartë e rëndësisë së bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërkombëtar në mbrojtjen e të drejtave, dinjitetit dhe profesionalizmit të punonjësve të policisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i sherbeu familjes kim ndahet nga jeta ish kreu i shtetit te korese se veriut 6909d0c34ca00
Lajmi i mëparshëm

I shërbeu familjes Kim, ndahet nga jeta ish “kreu i shtetit” të Koresë së Veriut

elsa lila thumbon arbana osmanin 6909d2d1baa29
Lajmi i radhës

Elsa Lila thumbon Arbana Osmanin?

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë