Marrëveshja për blerjen e Activision nga Microsoft shumë pranë finalizimit

Autoritetet Britanike të Konkurrencës kanë dhënë driten jeshile që Microsoft të blejë krijuesin e lojës Call of Duty, Activision Blizzard, pas ristrukturimit të kushteve të marrëveshjes.

Activision në Gusht ra dakord të shesë të drejtat e transmetimit teke Ubisoft Entertainment dhe Microsoft muajin e kaluar bëri lëshime për tu siguruar se marrëveshja nuk do të bllokohej nga rregullatorët.

Marrëveshja i hap rrugë Microsoft që të mbyllë blerjen më 18 Tetor pasi vendosi të shtynte afat me tre muaj në Korrik për të marrë aprovimin e Britanisë.

Autoriteteti i Tregjeve dhe Konkurrencës (CMA) tha se koncensionet e ofruara nga Microsoft ndryshuan qëndrimin e tyre. Microsoft njoftoi blerjen më të madhe në industrinë gaming në fillim të 2022 por blerja 69 miliardë dollarëshe u bllokua në Prill nga CMA me arsyetimin se i jepte influencë të madhe në industrinë e re cloud gaming.

Autoritetet Britanike thanë se kishin dërguar një mesazh të qartë tek Microsoft: nëse nuk adresohen shqetësimet e tyre marrëveshja do të bllokohej. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

ТАШУЛИ СТОЈКОВСКИ ОД КРУШЕВО СТАНА НОВ МИЛИОНЕР СО ОСВОЕНИ 1 669 486 ДЕНАРИ

Story i radhës

“Human Rights Watch”: Izraeli përdori fosfor të bardhë në Gaza dhe Liban

Të fundit nga