marreveshja e paqes rusi ukraine zyrtari amerikan jemi shume afer 10 metrat e fundit jane me te veshtirat 6935864588ce9

Marrëveshja e paqes Rusi-Ukrainë, zyrtari amerikan: Jemi shumë afër, 10 metrat e fundit janë më të vështirat

December 7, 2025
1 minut lexim

Një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës është “shumë afër”, deklaroi i dërguari i Donald Trump për Ukrainën, Keith Kellogg.

Ai tha për Forumit Kombëtar të Mbrojtjes Reagan se përpjekjet për të zgjidhur konfliktin janë në “10 metrat e fundit”, të cilat zakonisht janë më të vështirat.

Kellogg identifikoi të ardhmen e Donbasit dhe centralin bërthamor të Zaporizhias si çështjet kryesore të pazgjidhura.

“Nëse i zgjidhim këto dy çështje, pjesa tjetër do të shkojë mjaft mirë. Jemi pothuajse atje. Jemi shumë, shumë afër,” tha ai.

Një draft fillestar i planit të paqes të SHBA-së parashikonte që Ukraina t’ia dorëzonte Rusisë Donetskun dhe Luhanskun, dy rajonet kryesore të Donbasit, ende nën kontrollin ukrainas dhe ku mijëra ushtarë kanë humbur jetën gjatë mbrojtjes së atdheut.

Centrali bërthamor i Zaporizhias, aktualisht jashtë shërbimit, ndodhet në një zonë të kontrolluar nga Rusia dhe kërkon energji të besueshme për të ftohur gjashtë reaktorët e mbyllur dhe për të menaxhuar karburantin e shpenzuar, për të shmangur ndonjë incident katastrofik bërthamor.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

derbi tirana partizani policia merr masat per garantimin e rendit dhe sigurise ja rruget qe do te bllokohen 6935842ab197b
Lajmi i mëparshëm

Derbi Tirana-Partizani/ Policia merr masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, ja rrugët që do të bllokohen

arme drejt anglise prej borxheve e kerkon spak shqiptari i arrestuar ne londer mos me ekstradoni jam ne gjakmarrje 6935a0447e2db
Lajmi i radhës

Armë drejt Anglisë prej borxheve/ E kërkon SPAK, shqiptari i arrestuar në Londër: Mos më ekstradoni, jam në gjakmarrje

Të fundit nga

ShkoLartë