marota me trajnerin e ri do te kishim probleme 68d2db347a522

Marota: Me trajnerin e ri do të kishim probleme

September 23, 2025
1 minut lexim

Pas fitores ndaj Sasuolos, që i dha frymëmarrje Interit pas dy humbjeve radhazi, presidenti Bepe Marota kërkon qetësi.

Ai thekson se skuadra është ende në fazë tranzicioni dhe se me ndryshimin e trajnerit janë të natyrshme disa vështirësi që vitet e kaluara nuk shfaqeshin.

Marota beson te kultura e punës dhe te vlerat e grupit, të cilat sipas tij do ta rikthejnë Interin aty ku duhet të jetë. Kreu zikaltër foli edhe për të rinjtë, si Pio Esposito, duke e cilësuar shembuj të suksesit të akademisë.

Më pas, ai ndaloi tek çështja e San Siros: stadiumi, i amortizuar prej vitesh, ka nevojë për zgjidhje drastike, ndryshe ekziston rreziku që Interi dhe Milani të detyrohen ta lënë Milano-n.

Marota kujtoi se investimet për një impiant të ri do të ishin private dhe të dobishme për qytetin, ndërsa paralajmëroi se hendeku financiar me klubet europiane po rritet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

blushi socialistet e bashkise tirane votuan edhe veteshkarkimin e tyre 68d2dae1523bb
Lajmi i mëparshëm

Blushi: Socialistët e Bashkisë Tiranë votuan edhe vetëshkarkimin e tyre!

ambasadori britanik udheheqesit politike ti respektojne vendimet e kushtetueses 68d2db4b82c90
Lajmi i radhës

Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses

Të fundit nga

ShkoLartë