Kosova synon tre pikë në përballje me Slloveninë, pikw që do të kishin vlerën sikur ari në luftë për vend të dytë në Grupin B të kualifikimeve për Kampionatin Botërpr në futboll.
Dardanët po përgatiten maksimalisht dhe me padurim e presin përballjen e të premtes (20.45, stadiumi “Fadil Vokrri”) ndaj Sllovenisë.
Legjenda e futbollit të Kosovës, Marjan Zefi, shprehet se nwse luajnw si ndaj Suedisw, fitorja do tw jetw e Kosovws.
“Nëse luajmë si kundër Suedisë, besoj që e mundim pa problem.
Ne, si individ kemi kombëtare shumë të mirë, por si kolektiv nuk jemi ashtu si duhet kompakt.
Kam besim shumë te kombëtarja e besoj që do ia dalim pa problem ndaj sllovenëve”, – tha Zefi për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Ish futbollisti i Malizhganit të Klinës e Trepçës së Mitrovicës, tha se duhet të janë të kujdesshëm nga futbollisti slloven, Benjamin Sheshko,
“Duhet ta kenë parasysh në çdo moment sulmuesin e Manchester Utd, Sheshko”, paralajmëron Zefi.
Burimi: botasot.info


