marc marquez nuk gabon dhe triumfon ne misano 68c6c5793228c

Marc Marquez nuk gabon dhe triumfon në Misano

September 14, 2025
1 minut lexim

Piloti spanjoll Marc Marquez fitoi sot garën e Cmimit të Madh të San Marino në MotoGP, zhvilluar në Misano. Një sukses i merituar i piltotit të Ducati, që ndryshe nga dje, nuk u rrëzua dhe e çoi garën deri në fund.

Në vendin e dytë u klasifikua piloti italian i Aprilia, Marco Bezzecchi, ndërsa në të tretin u rendit spanjolli Alex Marquez me Ducati Gresini. Fitorja e sotme afron edhe më shumë Marc Marquez me titullin kampion këtë sezon.

Ai mund ta festojë atë në garën e ardhshme, në Japoni, në rast se fiton. Për sa i përket garës së sotme, ajo ishte një sfidë dyshe mes dy të parëve. Marc Marquez mori kreun në mesin e garës dhe e ruajti atë deri në fund.

Bezzecchi nuk u dorëzua dhe dy pilotët luftuan “rrotë më rrotë” për fitoren, por Marc Marquez arriti të fitojë. Garë për t’u harruar kjo për Francesco Bagnaia, që u tërhoq, ndërsa Morbidelli dhe Di Giannantonio me VR46, u renditën në vendet 4-5.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident ne lezhe makina perfundon ne kanal plagosen dy gra 68c6c5145cc33
Lajmi i mëparshëm

Aksident në Lezhë/ Makina përfundon në kanal, plagosen dy gra

protestuesit rigrupohen para gjykates speciale shtohet prania e forcave te sigurise 68c6c581220d1
Lajmi i radhës

Protestuesit rigrupohen para Gjykatës Speciale, shtohet prania e forcave të sigurisë

Të fundit nga

ShkoLartë