maqedonia e veriut nder 10 ekonomite e fundit ne evrope prapa serbise malit te zi dhe shqiperise 6af8180e9edfc

Maqedonia e Veriut ndër 10 ekonomitë e fundit në Evropë, prapa Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë

November 14, 2026
1 minut lexim

Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 41-të nga gjithsej 48 ekonomi evropiane, sipas Prodhimit të Brendshëm Bruto (BPV) për banor, bazuar në projeksionet për vitin 2026 të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Sipas renditjes së publikuar nga „Visual Capitalist“, BPV-ja për banor në Maqedoninë e Veriut parashikohet të jetë 11.762 dollarë.

Në mesin e vendeve të rajonit, Serbia renditet e 37-ta me 17.126 dollarë për banor, Mali i Zi i 38-ti me 16.211 dollarë, ndërsa Shqipëria e 39-ta me 13.968 dollarë. Bosnjë-Hercegovina ndodhet në vendin e 43-të me 10.845 dollarë, ndërsa Ukraina është në fund të listës me 7.075 dollarë.

Dallimi me ekonomitë më të pasura evropiane është edhe më i theksuar. Në Gjermani, BPV-ja për banor arrin në 65.699 dollarë, më shumë se pesëfishin e nivelit të Maqedonisë së Veriut.

Lihtenshtajni, Luksemburgu dhe Irlanda në krye

Në krye të renditjes për vitin 2026 qëndron Lihtenshtajni me 230.417 dollarë BPV për banor, i ndjekur nga Luksemburgu me 155.733 dollarë dhe Irlanda me 127.837 dollarë. Në grupin e ekonomive me mbi 100 mijë dollarë për banor janë edhe Zvicra, Norvegjia dhe Islanda.

Gjermania, ndonëse ekonomia më e madhe e Evropës për nga BPV-ja e përgjithshme, renditet e 12-ta për nga BPV-ja për banor. Franca zë vendin e 18-të, ndërsa Italia të 19-in.

Sipas analizës së „Visual Capitalist“, pozitat e larta të Lihtenshtajnit dhe Luksemburgut lidhen pjesërisht me sektorin e fuqishëm financiar, produktivitetin e lartë dhe numrin e madh të punëtorëve ndërkufitarë që kontribuojnë në aktivitetin ekonomik të këtyre vendeve.

Ndërkohë, FMN-ja ka paralajmëruar se rritja e çmimeve të energjisë, e ndikuar nga konfliktet në Lindjen e Mesme, mund të shtojë presionet inflacioniste në Maqedoninë e Veriut.

Sipas vlerësimeve të Fondit, rritja reale ekonomike në vitin 2026 pritet të jetë 3,1 për qind, ndërsa inflacioni mund të arrijë rreth 4,5 për qind. Gjithashtu, deficiti i llogarisë korrente mund të zgjerohet në rreth 5 për qind të BPV-së.

*Deutsche Welle (DW), bazuar në projeksionet e FMN-së për vitin 2026.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba rinis fluturimet por pasojat vazhdojne rreth 10 mije fluturime te anuluara 6af817b7c539f
Lajmi i mëparshëm

SHBA rinis fluturimet, por pasojat vazhdojnë: rreth 10 mijë fluturime të anuluara

janet jackson mahnit ne moshen 60 vjecare shfaqet me kostum vjollce ne latin grammy pas humbjes se peshes 6af81812483f3
Lajmi i radhës

Janet Jackson mahnit në moshën 60-vjeçare, shfaqet me kostum vjollcë në Latin Grammy pas humbjes së peshës

Të fundit nga

ShkoLartë